Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri 2017

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 09:48, 22 June 2017 by Rskikuli (talk | contribs) (→‎Statusi i përgjigjeve të partive politike: perditesova statusin e 'Sfides')
Jump to navigation Jump to search

Fushata: pyet Partitë Politike në zgjedhjet e vitit 2017 në Republikën e Shqipërisë
Kjo fushatë është frymëzuar dhe ripërdor infrastrukturën e fushatave të iniciuara nga Free Software Foundation Europe. Ju mund të gjeni detaje këtu: https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/askyourcandidates.en.html

Qëllimi i fushatës
rreth qasjes së tyre rreth platformave dhe kulturës me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënave të hapura, privatësisë në rrjet dhe lirinë e qasjes së qytetarëve në rrjet.

Plani i punës i propozuar është si më poshtë:

  • java 20.03.2017: kontaktim i KQZ me shkresë zyrtare të protokolluar për të marrë listën e partive politive që do kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 www.cec.org.al;
  • java 27.03.2017: pëpilimi i shkresës zyrtare që do i dërgohet KQZ;
  • java 27.03.2017: pëpilimi i shkresës zyrtare që do i dërgohet partive politike bazuar në fushatën e FSFE;
  • java 03.04.2017: blog post rreth projektit në openlabs.cc;

Kontaktet e partive politike

Lista e partive politike si dhe adresa e tyre postare dhe elektronike do kërkohet nga institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili është dhe organi kompetent për të dhënë një informacion të tillë. Bazuar në website zyrtar të KQZ emaili i personit përgjegjës për të drejtën e inforimit është Olsi.Peto (@) cec.gov.al.

Letra e propozuar drejt KQZ

Drejtuar: KQZ
Nga: Shoqata Open Labs
Nr. i protokollit të brendshëm OLs:__________

Të nderuar,
Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë komuniteti ynë do kontaktojë partitë politike në Republikën e Shqipërisë për t'u informuar rreth qasjeve të tyre në lidhje me tematika si: - softueri i lirë dhe i happur; - respektimi i privatësisë online; - ndryshime potenciale në ligjin rreth të drejtave të autorit; - liritë dhe privatësia e qytetarëve në epokën digjitale.

Për këtë do donim të kërkonim nga ju listen e plotë të partive politike që do kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të qershorit 2017 si dhe kontaktet e tyre duke përfshirë: - adresën postare; - postën elektronike.

Duke ju falenderuar paraprakisht.
Me respekt,
________________

Pyetjet drejt partive

Më poshtë dokumentohet emaili i dërguar dhe pyetjet e propozuara kundrejt partive politike (bazuar pjesvrisht këtu):

Të nderuar,

Fillimisht urojmë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi një proces sa më demokratik dhe të drejtë për të gjitha forcat politike dhe sigurisht për partinë tuaj. Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, komuniteti ynë dëshiron të informohet rreth qasjes së partisë suaj për sa i përket tematikave dhe pyetjeve të mëposhtme. Ky proces ka rëndësi të ve çantë për komunitetin tonë, pasi reagimi juaj do na ndihmojë që të bëjmë zgjedhjen tonë në datë 25 qershor bazuar në programin dhe qasjen tuaj ndaj tematikave që na shqetësojnë.

> fillimi i pyetjeve

1. Përdorimi i programeve free open source në administratë

  • Planifikoni që të promovoni përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) në administratë? Në qoftë se po, si planifikoni që të bëni diçka të tillë?
  • A do iniciojë subjekti juaj politik një ligj të dedikuar që imponon përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) nga administrata publike?
  • Planifikoni që të promovoni interesat e bizneseve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë ose/dhe përdorin në Shqipëri softuer kompjuterik me kodburim të lirë dhe të hapur? Në qoftë se po, si planifikoni të bëni dicka të tillë?

2. Evitimi i monopoleve në teknologji

  • Programet dhe sistemet kompjuterike me kodburim jo të lirë (jo në çmim, por në lirinë që ofrojnë për përdoruesit) modifikohen vetëm me lejen e pronarit të softuerit, pra kompanisë që ka copyright-in e programit kompjuterik. Ky kufizim ka zhvilluar monopole, oligopole dhe kartele të shërbimeve/platformave kompjuterike si dhe një varësi absolute nga shitësit e sistemeve me kodburim të mbyllur (proprietary software) në sektorin publik dhe privat. A keni ndërmend të veproni në mandatin tuaj të ardhshëm kundër monopoleve ekzistuese të shërbimeve të kësaj natyre?

3. Respektimi i Standarteve të Hapura të TIK në administratë

  • Respektimi rigoroz i Standardeve të Hapura në TIK në sektorin publik mundëson konkurrencë më të drejtë midis pjesëmarrësve në tendera të institucioneve publike. E thënë kjo, a jeni dakort me definicionin e Standarteve të Hapura publikuar nga Free Software Foundation Europe fsfe.org/activities/os/def.html?
  • Planifikoni të punoni për të arritur respektimin e rreptë të Standardeve të Hapura në sektorin publik? Nëse po, si keni planifikuar që ta arrini këtë?

4. Free open source në arsim

  • A ka planifikuar partia juaj që të promovojë përdorimin e softuerit me kodburim të lirë dhe të hapur në arsimin publik?
  • A ka për qëllim subjekti juaj të promovojë mësimin e aftësive të transferueshme në ICT, në vend të promovimit të një produkti ose certifikate dijesh të kompanive private specifike?
  • A do evitojë subjekti juaj politik aktivitetet promocionale të kompanive softuerike që kanë si qëllim edukimin e brezit të ardhshëm me produkte kompanish dhe jo me koncepte dhe parime teknologjike?

5. Mospërdorimi i softuerit jo të lirë në website qeveritare

  • Shumë institucione të sektorit publik reklamojnë dhe përdorin softuer jo të lirë (proprietary software) në uebfaqet e tyre, si për shëmbull "Adobe Reader", "Microsoft Word", Content Management System me kodburim të mbyllur (jo free open source) ose shërbime cloud nga kompani si "Google" që nuk respektojnë privatësinë e qytetarëve. Cili është mendimi juaj për praktika të tilla, dhe a keni një plan specifik për këtë çështje?

6. Opinion rreth përgjimeve masive elektronike

  • Gjatë dekadës së fundit janë shtuar dyshimet por dhe është vërtetuar nga Edward Snowden (dhe jo vetëm) që qeveritë në pushtet kanë implementuar mekanizma të përgjimit elektronik masiv ose/dhe të pajustifikuar kundrejt qytetarëve. Duke ju kujtuar që përgjimi masiv elektronik është në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe shkel të drejtën themelore të privatësisë, cila do ishte qasja e partisë suaj për përgjimet elektronike masive?
  • Cila do jetë qasja e subjektit tuaj kundrejt teknologjive dhe platformave që rrisin privatësinë e qytetarëve si për shembull enkriptimi i komunikimeve elektronike?
  • Planifikoni që institucionet arsimore publike të edukojnë të rinjtë me praktika mbrojtjeje kundër përgjimit masiv duke i përfshirë këto dije në kurrikula?

7. Liria e Panoramës

  • Liria e Panoramës ofrohet nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU, por jo nga legjislacioni Shqiptar i të drejtës së autorit. Mungesa e Lirisë së Panoramës (wikipedia.org/wiki/Freedom_of_panorama) në vendin tonë ka sjellë si pasojë që për shumë monumente, foto apo skulptura në vende publike dhe të financuara nga buxheti i taksapaguesve për krijimin e tyre, kërkohet që t'i merret leje autorit për të nxjerrë foto dhe ngarkuar/shpërndarë këto foto në internet në website si Wikipedia etj. Si mendoni ta rregulloni Lirinë e Panoramës për ambientet publike apo/dhe objekte të financuara nga buxheti i shtetit që kushdo të ketë lirinë që do të shpërndajë këto materiale në internet?
  • Planifikoni që të ndryshoni ligjin e të drejtës së autorit që të kemi Freedom of Panorama dhe në Shqipëri?

8. Të dhënat e hapura (Open Data)

  • Të dhënat e hapura (open data) ashtu sic ato përkufizohen (opendefinition.org/od/1.1/sq) fuqizojnë transparencën e subjekteve publike por dhe lehtësojnë qytetarët, institucionet dhe bizneset në aksesin, përdorimin dhe ndarjen e informacionit në mënyrën më të lehtë të mundshme. Mbi të gjitha janë dhe një detyrim i institucioneve ndaj taksapaguesve pasi përbëjnë informacion publik që duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe i përdorueshëm nga të gjithë. A ka planfikuar subjekti juaj politik që të propozojë dhe implementojë politika që imponojnë publikimin e të dhënave publike qeveritare në format të hapur (open data)? Në qoftë se po, cilat do jenë hapat konkrete në këtë fushë?

9. Censura e informacionit ne internet

  • Shumë qeveri që janë karakterizuar si jodemokratike kanë bllokuar aksesin në informacion të publikuar në internet. Cila do jetë qasja e subjektit tuaj për këtë cështje?
  • Planifikon partia juaj që të censurojë ose të sulmojë platforma dhe teknologji si shfletuesi TOR apo website që ofrojnë anonimitet sic janë website-et e tipit .onion?

10. Siguria e komunikimeve të zyrtarëve të qeverisë lokale ose qendrore

  • Shumë prej zyrtarëve të lartë në vendin tonë përdorin shërbime webmail ose/dhe platforma të tjera komunikimi si Gmail, Hotmail, WhatsApp etj që nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme. Ndërkohë, enkriptimi i komunikimit, që do mbronte informacionin, është një proces pothuajse i panjohur për administratën. Cila do jetë qasja e partisë suaj rreth imponimit të standarteve të rrepta të sigurisë së komunikimit të zyrtarëve të të gjitha niveleve duke evituar platforma që administrohen nga kompani me interesa jashtë vendit tonë dhe (më e rëndësishme) me kodburim të mbyllur?

> mbarimi i pyetjeve

Në vijim të fushatës komuniteti ynë do sigurohet që të shpërndajë përgjigjet dhe reagimet e subjekteve politike në mediat lokale si dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, në bashkëpunim me programin Join Up të Komisionit Evropian (https://joinup.ec.europa.eu/), Free Software Foundation Europe, Creative Commons, dhe Wikimedia Foundation do publikojmë rezultatet e përgjigjeve tuaja dhe në kanalet e tyre të komunikimit duke prezantuar kështu dhe në nivel Evropian qasjen e partisë suaj dhe forcave të tjera politike në Shqipëri për këto çështje. Tematikat e mësipërme konsiderohen shumë të rëndësishme në epokën tonë ku informacioni elektronik dhe mënyra e shpërndarjes së tij përbën një element të rëndësishëm të zhvillimit dhe përparimit të çdo vendi demokratik.

Rreth Open Labs Ne jemi një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse, e regjistruar në gjykatën e Tiranës, që promovojmë iniciativa free libre open source që prej vitit 2012 duke u bazuar në vendimarrje konsensuale dhe horizontale. Open Labs organizon aktivitete të përjavshme si workshops, videoprojeksione, prezantime dhe organizon OSCAL, konferencën ndërkombëtare për teknologjitë open source me mbi 350 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni. Linux, Wikipedia, LibreOffice, Mozilla, OpenStreetMap dhe WordPress janë vetëm disa prej projekteve që janë në fokusin e komunitetit tonë bashkë me iniciativa të tjera free open source. Qëllimi kryesor i Open Labs është promovimi i teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source), i privatësisë online, i licensave alternative të së drejtës së autorit si Creative Commons dhe fuqizimi i domeinit publik.

Duke ju falenderuar paraprakisht, mbetemi në pritje të përgjigjes nga ana juaj,

Statusi i përgjigjeve të partive politike

Rradha e partive është bazuar në listën zyrtare të KQZ

Emri i subjektit politik Posta elektronike Lideri politik Statusi
Lëvizja Socialiste për Integrim info (at) lsi.al Petrit Vasili u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Socialiste e Shqipërisë info (at) ps.al Edi Rama u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
Sfida për Shqipërinë info (at) sfidapershqiperine.com (u dërgua në email alternativ pas komunikimit) Hektor Ruci u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Republikane Shqiptare info (at) prsh.al Fatmir Mediu u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Demokratike info (at) pd.al Lulzim Basha u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar info (at) pbdksh.al Eduard Ndocaj u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Aleanca Demokristiane aleancademokristiane (at) gmail.com Zef Bushati u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
Aleanca Demokratike Eduart Abazi
Fryma e re Demokratike info (at) frd.al Bamir Topi u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet info (at) pdiu.al Shpëtim Idrizi u dërgua email - nuk ka përgjigje
Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
Aleanca Popullore për Drejtësi info (at) apd.al & apdalbania (at) gmail.com Bilal Kola u dërgua email - nuk ka përgjigje
Lista e Barabartë ide (at) libra.al Ben Blushi u dërgua email - nuk ka përgjigje

Burimi: http://www.cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-p%C3%ABr-Kuvend/Zgjedhjet-2017/SUBJEKTET-ZGJEDHORE

Mbulim në media