Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri 2017

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Fushata: pyet Partitë Politike në zgjedhjet e vitit 2017 në Republikën e Shqipërisë
Kjo fushatë është frymëzuar dhe ripërdor infrastrukturën e fushatave të iniciuara nga Free Software Foundation Europe. Ju mund të gjeni detaje këtu: https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/askyourcandidates.en.html

Qëllimi i fushatës
rreth qasjes së tyre rreth platformave dhe kulturës me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënave të hapura, privatësisë në rrjet dhe lirinë e qasjes së qytetarëve në rrjet.

Plani i punës i propozuar është si më poshtë:

  • java 20.03.2017: kontaktim i KQZ me shkresë zyrtare të protokolluar për të marrë listën e partive politive që do kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 www.cec.org.al;
  • java 27.03.2017: pëpilimi i shkresës zyrtare që do i dërgohet KQZ;
  • java 27.03.2017: pëpilimi i shkresës zyrtare që do i dërgohet partive politike bazuar në fushatën e FSFE;
  • java 03.04.2017: blog post rreth projektit në openlabs.cc;

Kontaktet e partive politike

Lista e partive politike si dhe adresa e tyre postare dhe elektronike do kërkohet nga institucioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili është dhe organi kompetent për të dhënë një informacion të tillë. Bazuar në website zyrtar të KQZ emaili i personit përgjegjës për të drejtën e inforimit është Olsi.Peto (@) cec.gov.al.

Letra e propozuar drejt KQZ

Drejtuar: KQZ
Nga: Shoqata Open Labs
Nr. i protokollit të brendshëm OLs:__________

Të nderuar,
Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë komuniteti ynë do kontaktojë partitë politike në Republikën e Shqipërisë për t'u informuar rreth qasjeve të tyre në lidhje me tematika si: - softueri i lirë dhe i happur; - respektimi i privatësisë online; - ndryshime potenciale në ligjin rreth të drejtave të autorit; - liritë dhe privatësia e qytetarëve në epokën digjitale.

Për këtë do donim të kërkonim nga ju listen e plotë të partive politike që do kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të qershorit 2017 si dhe kontaktet e tyre duke përfshirë: - adresën postare; - postën elektronike.

Duke ju falenderuar paraprakisht.
Me respekt,
________________

Pyetjet drejt partive

Më poshtë janë pyetjet e propozuara kundrejt partive politike (bazuar këtu):

1.a Planifikoni që të promovoni përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur? Në qoftë se përgjigjja është po, si planifikoni që të bëni diçka të tillë?

1.b Planifikoni që të promovoni interesat e bizneseve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë ose/dhe përdorin softuer kompjuterik me kodburim të lirë dhe të hapur? Në qoftë se po, si planifikoni të bëni dicka të tillë?

2. Programet dhe sistemet kompjuterike me kodburim jo të lirë (jo në çmim, por në lirinë) modifikohen vetëm me lejen e pronarit të softuerit, pra kompanisë që ka copyright-in e programit kompjuterik. Ky kufizim ka zhvilluar monopole, oligopole dhe kartele të shërbimeve/platformave kompjuterike si dhe në varësi absolute nga shitësit e sistemeve me kodburim të mbyllur në sektorin publik dhe privat. A keni ndërmend të veproni në mandatin tuaj të ardhshëm kundër monopoleve ekzistuese të shërbimeve të kësaj natyre?

3.a Respektimi rigoroz i Standardeve të Hapura në TIK në sektorin publik mundëson konkurrencë më të drejtë midis pjesëmarrësve në tendera të institucioneve publike. E thënë kjo, a jeni dakort me definicionin e Standarteve të Hapura publikuar nga Free Software Foundation Europe ashtu si publikohet këtu fsfe.org/activities/os/def.html?

3.b. A do të punoni për të arritur respektimin e rreptë të Standardeve të Hapura në sektorin publik? Nëse po, si keni planinifuar që ta arrini këtë?

4.a. A ka planifikuar partia juaj që të promovojë përdorimin e softuerit me kodburim të lirë dhe të hapur në arsimin publik?

4.b. A për qëllim partia juaj të promovojë mësimin e aftësive të transferueshme në ICT, në vend të promovimit të një produkti ose certifikate dijesh të kompanive specifike?

5. Shumë institucione të sektorit publik reklamojnë softuer jo të lirë (me kodburim të lirë dhe të hapur) në uebfaqet e tyre, si për shëmbull "Adobe Reader", "Microsoft Word" ose shërbime cloud nga kompani si "Google" që nuk respektojnë privatësinë e qytetarëve. Cili është mendimi juaj për praktika të tilla, dhe a keni një plan specifik për këtë çështje?

6. Gjatë dekadës së fundit janë shtuar dyshimet por dhe është vërtetuar në disa taste që qeveritë në pushtet kanë shfaqur interesin për të implementuar mekanizma të përgjimit masiv me jystifikime të ndryshme. Duke ju kujtuar që përgjimi masiv elektronik është në kundështim me kushtetutën e vendit tonë dhe shkel të drejtën themelore të privatësisë cila do ishte qasja e partisë tuaj për përgjimet online në rast se është në parlament në mandatin e ardhshëm?


7. pyetje rreth lirisë së panoramës___

Mungesa e lirise së Panoramës në Shqiperi ka sjellë si pasojë që shumë monumente, foto apo skulptura në vende publike dhe të financuara nga buxheti i taksapaguesve për krijim e tyre, kërkohet që ti meret leje autorit për të nxjerrë foto dhe ngarkuar/shperndare këto foto online. Si mendoni ta rregulloni lirinë e panorames për ambientet publike apo/dhe objekte të financuara nga buxheti i shtetit që kushdo të ketë lirinë që do të shpërndaje këto materiale?


8. pyetje rreth të dhënave të hapura (open data)

Si mendoni te rregulloni rritjen e trasparences së qeverise nëpërmjet të dhënave të hapura, kur për momentin ekziston fenomeni që dhe ato institucione që shpërndaje raporte trasparence apo materiale online i vendosin copyright te insitucionit(?!)

9. pyetje rreth imponimit të standarteve të rrepta të sigurisë së komunikimit të zyrtarëve të të gjitha niveleve duke evituar platforma që administrohen nga kompani me interesa jashtë vendit tonë.


---
6.a. (In Germany software is covered by copyright law and, like literature, is therefore unpatentable. Nevertheless, patents on software continue to be granted by patent offices. The technology monopolies that these patents result in lead to legal uncertainty for software companies and hamper innovation in all European companies. What is your position on software patents?)

6.b. (How will you prevent them from threatening the growth of Germany's economy?)

Letra drejtuar partive politike

Letra/email-i që do i dërgohet partive politike do përpilohet këtu.

Statusi i përgjigjeve të partive politike

Shënim: lista e partive duhet konfirmuar dhe lista e konfirmuar pas kontaktimit te KQZ do përpilohet në rend alfabetik:

  • Partia Demokratike PD;
  • Partia Socialiste;
  • Levizja Socialiste per Integrim.

Mbulim në media