Open main menu

Përshkrimi

Code Week ose Java e Kodimit është një lëvizje që ka nisur në vitin 2013 në Europë. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është që përmes një seri aktivitetesh të promovojë të të krijuarit përmes kodimit. Vullnetarë në mbarë botën u vinë në ndihmë personave të grupmoshave të ndryshme për t'u demostruar se si përmes kodimit mund të realizojnë idetë që kanë, të zhvillojnë mëtej aftësitë e tyre në botën e teknologjisë dhe të sjelli njerez të frymëzuar dhe me qëllime të njëjta sëbashku. Kjo nismë zhvillohet në mbarë botën nga vullnetarë. Vitin e kaluar aktivite u zhvilluan në mbi 50 vende, përfshirë edhe Shqipërinë.