Trajnim për komandat e Linux (16 Dhjetor 2017)

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 12:04, 13 December 2017 by Evavranici (talk | contribs)
Jump to navigation Jump to search

Ky trajnim do të jetë i vazhdueshëm në disa javë gjatë të cilave do të mësojmë komanda të thjeshta dhe të përparuara të Linuxit, kombinimet e komandave, ndërtimin e skripteve të thjeshta dhe të përparuara, etj. Eventi organizohet nga profesorë të fushës teknologjike në bashkëpunim me anëtarë të Open Labs Hackerspace. Trajnimi do ketë natyrë praktike, ku fillimisht trajnuesit do tregojnë përdorimin e komanadave të ndryshme dhe më pas pjesëmarrësit do ti provojnë vetë ato. Çdo javë do të ketë teste online lidhur me komandat e asaj jave, të cilat pjesëmarrësit do t'i bëjnë në shtëpi dhe më pas do të sqarohen në takimin pasardhës (për ata që nuk kanë arritur ti bëjnë).

Tematikat e programit

  • Komandat e thjeshta të Linuxit
  • Komanda të përparuara
  • Kombinimet e komandave
  • Ndërtimi i skripteve të thjeshta bash
  • Skripte bash të përparuara

Detaje

  • Kur: 16 janar 2017 @ 10.00 - 12.00 (trajnimi i parë);
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: idealisht po;
  • Ka nevojë të kesh dije teknike: jo;
  • Ka nevoje të kesh qënë në eventet e mëparshme: jo, por mirë është të ndjekësh të gjitha ditët e trajnimit;

Axhenda

Më poshtë axhenda e ditës. Detajet e programit mund të ndryshojnë vazhdimisht.

  • 10.00: hapja e takimit me prezantim të shkurtër të tij;
  • 10.15: instalimi i Linux;
  • 10.40: hyrje ne komandat e thjeshta;

Ndërlidhje

Organizatorët

  • Dashamir Hoxha (organizator dhe ligjërues)
  • Eva Vraniçi

Raport i eventit

  • së shpejti