Difference between revisions of "Tmux Workshop"
(ndryshim orari, olimpiada e informatikes) |
|||
Line 19: | Line 19: | ||
== Raport i eventit == | == Raport i eventit == | ||
[https://github.com/alter2000/prez-media/tree/master/tmux Materiale ndihmëse për çfarë u bë në workshop] |
Latest revision as of 22:20, 25 January 2018
tmux (terminal multiplexer) është një program që mundëson manipulimin e terminaleve si të ishin dritare në një sistem me ndërfaqe grafike të mirëfilltë. Si pasardhësi i GNU screen, ky program është shumë i vlefshëm për çdo sistem që përdor ndërfaqe teksti, e sidomos për ato sisteme pa ndërfaqe grafike, p.sh. servera ose nëse kemi probleme me konfigurimin e Xorg apo Wayland.
Duke qenë se konfigurimi i tij ka bërë të botohen libra me radhë, ky takim shërben vetëm për njohjen e strukturës, "statusline" dhe komandave më të përdorura, dhe si mund ta përdorim tmux për të ruajtur dhe kombinuar punët në CLI. Do të provojmë përdorimin e tmux nën një lidhje SSH dhe në pajisje lokale, të shkëpusim terminale dhe të lidhim disa klientë me të njëjtin terminal (shembull për pair programming/screen sharing).
Detaje
- Kur: 20 janar 2018 @ 13:00 ;
- Ku: Open Labs Hackerspace;
- Nevojë të marrësh laptop me vete: idealisht po;
- Ka nevojë të kesh dije teknike: si të përdoret një Shell;
- Ka nevojë të kesh qenë në eventet e mëparshme: jo;
Ndërlidhje
- Forum publik: https://forum.openlabs.cc/t/tmux-workshop/911
- tmux: https://github.com/tmux/tmux
- byobu: http://www.byobu.co
Organizatorët
- Jor Bashllari