Subjektiviteti i tekstit - Analizë me Python

Revision as of 20:13, 6 December 2017 by Sidorela (talk | contribs) (Krijova faqen për aktivitetin.)
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)

Përshkrimi

Në vazhdim të aktiviteteve të mëparshme të lidhur me projektin “Fedora Loves Python” dhe “Deep Learning në Python”, do të mblidhemi në mjediset e Open Labs Hackerspace këtë të Premte, më 15.12.2017 ora 19:00 me qëllim njohjen dhe promovimin e mëtejshëm të gjuhës Python dhe ilustrimin e përdorimit të kësaj gjuhe në aplikacione të bazuara te teksti.

Erion Çano do të flasë në mënyrë të përmbledhur për tendencat e fundit të përdorimit të Python në aplikacione Deep Learning të bazuara te teksti. Do të fokusohet gjithashtu në anën praktike nëpërmjet ilustrimit të pjesëve të kodit që kryejne pastrimin, ndarjen dhe normalizimin e teksteve, si dhe përdorimin e tyre për dallimin e subjektivitetit apo polaritetit emocional të postimeve të përdoruesve nëpër rrjete sociale (p.sh. Twitter).

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e diskutimeve rreth çështjeve të mesipërme. Çdo ide apo sugjerim është gjithashtu i mirëpritur për përmirësimin e mëtejshëm të aktiviteteve.

Detaje

  • Kur: 15.12.2017 @ 19.00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: PO;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
  • Ka nevojë të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.

Axhenda

TBA

Organizatorët

  • Erion Çano

Ndërlidhje

  • Eventi në fb: TBA

Raport i eventit

TBA