Statuti versioni 2

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 21:09, 4 March 2017 by Rskikuli (talk | contribs) (shtova nenin 4)
Jump to navigation Jump to search

NENI 1
FORMA E ORGANIZIMIT
1.1 Ky person juridik themelohet si Organizatë Jofitimprurëse (OJF) që synon realizimin e veprimtarive në të mirë dhe interes të publikut dhe nuk synon realizimin e fitimeve.
1.2 Kjo OJF është e organizuar në formën e "Shoqatës" me anëtarë.

NENI 2
EMRI I SHOQATES
2.2 Emri i Shoqatës është "OPEN LABS".
2.3 Shoqata "OPEN LABS" do ketë siglën dhe logon e saj.

NENI 3
SELIA/QENDRA
3.1 Shoqata e ka selinë e vet në Tiranë, rruga Pjetër Budi 67, Tiranë dhe ka në fokus të veprimtarisë aktivitetin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
3.2 Me miratim të organeve të saj kompetente Shoqata mund të ndryshojë selinë, mund të hapë degë dhe filjale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë apo jashtë saj.

NENI 4

AFATI

4.1 Shoqata do të ketë kohëzgjatjen e veprimtarisë së saj me një afat të pacaktuar.

NENI 5
QELLIMI DHE FUSHA E VEPRIMTARISE SE SHOQATES