All translations

Jump to navigation Jump to search

Enter a message name below to show all available translations.

Message

Found one translation.

NameCurrent message text
 h Albanian (sq)'''6. Opinion rreth përgjimeve masive elektronike'''
* Gjatë dekadës së fundit janë shtuar dyshimet por dhe është vërtetuar nga Edward Snowden (dhe jo vetëm) që qeveritë në pushtet kanë implementuar mekanizma të përgjimit elektronik masiv ose/dhe të pajustifikuar kundrejt qytetarëve. Duke ju kujtuar që përgjimi masiv elektronik është në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe shkel të drejtën themelore të privatësisë, cila do ishte qasja e partisë suaj për përgjimet elektronike masive?
* Cila do jetë qasja e subjektit tuaj kundrejt teknologjive dhe platformave që rrisin privatësinë e qytetarëve si për shembull enkriptimi i komunikimeve elektronike?
* Planifikoni që institucionet arsimore publike të edukojnë të rinjtë me praktika mbrojtjeje kundër përgjimit masiv duke i përfshirë këto dije në kurrikula?
** Sikurse shpjeguam më lart, zhvillimet e vrullshme teknologjike, përdorimi masiv i teknologjisë janë shoqëruar me sfida të reja nëvecanti në aspektin e sigurisë dhe privatësisë në komunikime. Aktualisht në kemi një rregullim specifik ligjor për cështjet e konfidencialitetit në komunikimet elektronike dhe ndalimin e përgjimeve të paligjishme. Legjislacioni ynë ka të reflektuar praktikën e BE-së për privatësinë në komunikimet elektronike. Për shkak tëzhvillimeve teknologjike dhe në vecanti në cloud computing, Bashkimi Europian ka miratuar një rregullore të re për Mbrojtjen e të Dhënave personale që i fillon efektet nga 2018. Gjithashtu është duke rishikuar rregullat për privatësinë nëkomunikimet elektronike me qëllim harmonizmin me rregulloren e re për Mbrojtjen e të Dhënave personale. Nëprogramin tonë ne do ndërmarrim përmirësimet e duhura ligjore për të rritur Mbrojtjen dhe sigurinë në fushën e TIK bazuar nëpraktikën e BE-së. 
** Ndajmë të njëjtin opinion se ndërgjegjësimi në këtë fushë ështëshumë i rëndësishëm, ndaj përmirësimi i kurrikulave dhe pasurimi i tyre me elemente të reja edukuese do ketë vëmendjen e vazhdueshme nga ana jonë.