Si të përdor forumin?

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 20:06, 16 August 2018 by Alter2000 (talk | contribs) (typo)
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to navigation Jump to search

Forumi i Open Labs bazohet mbi Discourse. Më poshtë shpjegohen mënyrat e përdorimit të forumit si një përdorues i thjeshtë, nga krijimi i një llogarie deri te postimi i parë. Në fund përshkruhen opsionet në profil.

Faqja kryesore

Në faqen kryesore paraqiten postimet kryesore. Pasi hapet llogaria dhe kyçeni, pamja e parë shfaq kategoritë kryesore në të majtë (“English” dhe “Shqip” për joanëtarët, kategori të tjera shfaqen në varësi të privilegjeve të përdoruesit) dhe postimet më të reja në të djathtë. Postimet e palexuara kanë titull më të errët se ato të lexuara. Menuja e shiritit (lart djathtas) liston lidhje për preferencat dhe detaje mbi llogarinë (profilin; e aksesueshme nga fotoja ose inicialet nëse nuk ka foto), si dhe një ndërlidhje me faqen krysore (majtas).

Në kyçjen e parë pas hapjes së llogarisë faqja kryesore hapet te postimet më të lexuara:

Pamja pas kyçjes së parë

Krijimi dhe personalizimi i llogarisë

Krijimi i llogarisë

Për të hapur një llogari nevojitet një adresë e aksesueshme email; regjistrimi mund të kryhet edhe me një shërbim të jashtëm (Github, Twitter, etj).

  1. Pjesa e djathtë e shiritit kryesor, me gjithë komandat e kyçjes dhe hapjes së llogarisë
    Në cepin lart djathtas kliko “Sign Up” (regjistrohu)
  2. Menu e hapjes së llogarisë. Majtas -- llogari me email, djathtas -- llogari me shërbim të jashtëm
    Mund të krijosh një llogari të re duke futur adresën email, emrin tuaj e atë të përdoruesit, dhe një fjalëkalim të sigurt, ose duke përdorur të dhënat e një llogarie Github ose Twitter.
  3. Konfirmimi i llogarisë me email
    Nëse përdoret adresa email, duhet të vijë një email konfirmimi në atë adresë. Kontrolloni email në çdo rast dhe ndiqni linkun në email,
    Confirmation screen

Në këtë moment, llogaria juaj në forum është funksionale. Mjafton të kyçeni dhe të ndryshoni preferencat siaps dëshirës. Përshkrime të detajuara ndodhen më poshtë.

Discourse ka edhe përkthim në gjuhën shqipe, por është i paplotë. Nëse doni të ndihmoni, kontributet janë të mirëpritura. Kini parasysh që Discourse përdor Transifex si sistem përkthimesh, nëse kërkoni program përkthimi me kod burimi të hapur. Për demonstrim, disa nga imazhet e përdorura këtu janë në shqip.

Postime dhe mesazhe

Nëse jeni kyçur në llogarinë tuaj, në faqen kryesore do të shihni postimet e organizuara sipas kategorive. Për ta ndryshuar renditjen, zgjidhni një nga mënyrat e listimit nën krye (majtas). Për të hapur një temë të re diskutimi, klikoni “New Topic” (djathtas). Nëse ju kanë ardhur mesazhe private (të automatizuara ose nga një përdorues tjetër), te fotoja e profilit del një shenjë me numrin e njoftimeve brenda. Për të lexuar njoftimet klikoni mbi foton e profilit. Këtu shfaqet një menu që liston njoftimet dhe disa veprime (majtas – djathtas): hap faqen e profilit, shfaq postimet e ruajtura, shfaq mesazhet, ndrysho preferencat, shkëputu nga forumi, ose fshi njoftimet.

Kur të zgjidhni për të hapur një temë të re, mos harroni të vendosni një titull “të mirë”, sa më informues dhe konciz. Nëse keni ardhur në forum për një ide eventi, kemi guidën e tyre.

Personalizimi i llogarisë

Në cepin lart djathtas ku shfaqet një imazh profili ndodhet menuja e personalizimit të llogarisë (

lista e njoftimieve

), që nga statistikat e përdoruesit deri te preferencat e njoftimeve dhe përgjigjeve me email (si të ishte një mailing list e mirëfilltë).

Këtu mund të ndryshoni detaje mbi profilin dhe përdorimin e forumit, si:

  • Emri dhe mbiemri (emri i përdoruesit nuk mund të ndryshohet)
  • Foto profili (përdoret Gravatar nëse s’ka foto, nëse s’ka as në Gravatar, përdoren inicialet – “T” në rastin e llogarisë “test”)
  • Preferencat e gjuhës
  • Preferencat mbi njoftimet dhe temat e reja
  • Statistika mbi profilin (koha në forum, postimet e lexuara/shkruara, stema, etj.)
  • Njoftimet dhe përgjigjet nëpërmjet email ("mailing list")

Ndërrimi i gjuhës

Në menunë e preferencave (hapur nga fotoja e profilit, lart djathtas, ikona [[File:Discourse-settings-icon.png|inline|settings]]), zgjidhni listën e opsioneve të ndërfaqes (interface) dhe gjuhën në listën pranë “Interface language”.

Menuja e preferencave
Seksioni i preferencave në lidhje me ndërfaqen
caption language dropdown