Rreth Nesh
Open Labs është komuniteti që promovon në Shqipëri dhe në rajon teknologjitë me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, standartet e hapura teknologjike, privatësinë online dhe fuqizimin e domeinit publik dhe licensave alternative të veprave kreative si Creative Commons. Për udhëzime rreth adresës së saktë të hackerspace kliko këtu: adresa e hackerspace.
Projektet prioritare të komunitetit janë:
- zhvillimi i sistemeve GIS me të dhëna të hapura si OpenStreetMap;
- Shfletues me kodburim të hapur si Mozilla Firefox;
- Kultura wiki dhe më specifikisht projekte nga Fondacioni Wikipedia si Wikipedia Shqip, Wikidata etj;
- platforma produktiviteti si LibreOffice;
- sistemet operative me kodburim të hapur si GNU/Linux.
Në këtë kontekst jemi krenarë që në Open Labs janë zhvilluar dhe zhvillohen komunitete që lidhen me prioritetet e lartpërmendura si për shembull:
- Wikimedia Community User Group Albania
- Fedora Albania;
- Mozilla Albania;
- Nextcloud Albania;
- OpenStreetMap Albania;
- openSUSE Albania;
- LibreOffice Albania.