Pyetje të shpeshta

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 12:35, 12 February 2017 by Boris (talk | contribs) (kijova faqen)
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to navigation Jump to search

Si mund të bëhem anëtar? Për t'u anëtarësuar në organizatën Open Labs, ju duhet të keni kontribuar në të të paktën 3 muajt e fundit dhe duhet të jeni mbi 16 vjeç. Kontributi juaj mund të jetë i të gjitha llojeve, duke nisur që nga pjesëmarrja aktive nëpër eventet që ne organizojmë, organizimi i eventeve nga vetë ju, kontribuimi nëpër projektet që ne kemi, mirëmbajtja e hackerspace etj. Anëtarësimi bëhet duke plotësuar këtë formë dhe në fillim të muajit ju, pasi të jenë bërë verifikimet, do të merrni një konfirmim nqs jeni zyrtarizuar si anëtar apo jo. Pasi ta keni marrë emailin e konfirmimit që jeni pranuar duhet të vini dhe me një mjet verifikimi në takimin e ardhshëm në hackerspace. Çdo vit në muajin shkurt bëhet një ri-aplikim për anëtarët ekzistues dhe ata të rinj për të ndarë anëtarët aktiv nga ata joaktivë.

Çfarë përfitoj nëse bëhem bëhem anëtar? Mund të marrësh pjesë në takimet e anëtarëve ku merren vendime në lidhje me komunitetin.

  • Mund të organizosh evente lidhur me tematikat që trajton Open Labs.
  • Mund të jesh pjesë e grupeve organizative të eventeve siç janë OSCAL, Wikipedia Weekend etj.
  • Keni të drejtën e votës.
  • Mund të përdorni ambjentin e Open Labs edhe kur nuk përdoret për aktivitete lidhur me komunitetin.
  • Mund të perfshiheni në projekte të ndryshme të komunitetit.
  • Mund të merrni libra që ti lexoni nga biblioteka e Open Labs, për një muaj.