Politika e privatësisë
Privatësia juaj është e rëndësisë kritike për ne. Ne kemi disa parime themelore:
- Ne nuk kërkojmë të dhëna personale prej jush vetëm në qoftë se na duhen vërtet. (Ne nuk na pëlqejnë shërbimet që ju kërkojnë gjëra të tilla si gjinia juaj apo të ardhurat monetare pa asnjë lloj arsyeje.)
- Ne nuk i ndajmë të dhënat tuaja personale me askënd përveçse në përputhje me ligjin, zhvillimin e produkteve, ose mbrojtjen e të drejtave tona.
- Ne nuk ruajmë të dhëna personale në serverat tanë vetëm në qoftë se janë të nevojshme për vazhdimësinë e operimit të njërit prej shërbimeve tona.
Kjo politikë privatësie është nën licensën Creative Commons ShareAlike e bazuar në atë të publikuar nga Automattic.com . Në qoftë se keni pyetje rreth fshirjes ose korrektimit të të dhënave tuaja personale nga faqja jonë ju lutemi na kontaktoni.
Vizitorët e Faqes
Si shumica e operatorëve të faqeve të internetit, Open Labs mbledh informacione jo të identifikueshme personale të llojit që shfletuesit e internetit dhe serverat zakonisht i bëjnë të disponueshme, si lloji i shfletuesit, preferencat e gjuhës, faqet referuese dhe datën dhe orën e kërkesës për vizitë nga çdo vizitor. Qëllimi i Open Labs në mbledhjen e informacioneve personale jo të identifikueshme është për të kuptuar më mirë se si vizitorët e përdorin këtë faqe. Nga koha në kohë, Open Labs mund të lëshojë të dhëna personale jo të identifikueshme në grumbullime, si psh. duke publikuar një raport më trendet e përdorimit të faqes së saj. Open Labs gjithashtu mbledh të dhëna personale potencialisht të identifikueshme si adresat IP për përdoruesit e kyçur dhe për përdoruesit që shkruajnë komente në openlabs.cc dhe nëndomainet e saj. Open Labs i zbulon adresat IP për përdoruesit e kyçur dhe komentuesit vetëm nën të njëjtat rrethana që përdorin dhe zbulojnë informacione personale të identifikueshme të përshkruara si më poshtë, veçse adresat IP të komentuesve në blog dhe adresat e e-mailit janë të dukshme dhe të zbuluara për administratorët e blogut ku komenti është bërë.
Vizitorë të caktuar të faqeve Open Labs zgjedhin të ndërveprojnë me Open Labs në mënyra që kërkojnë nga Open Labs që të mbledhë të dhëna personale të identifikueshme. Sasia dhe lloji i të dhënave që Open Labs mbledh varet nga natyra e ndërveprimit. Në çdo rast, Open Labs mbledh të dhëna të mjaftueshme ose të duhura sa për të përmbushur qëllimin e çdo ndërveprimi të një vizitori me Open Labs. Open Labs nuk zbulon të dhëna të tjera personale të identifikueshme përveç atyre të përshkruara më poshtë. Vizitorët mundet gjithnjë të refuzojnë të ofrojnë të dhëna personale të identifikueshme, me paralajmërimin se kjo mund t’i pengojë ata nga angazhimi me aktivitete të ndryshme të lidhura me faqen e internetit.
Grumbullimi i statistikave
Open Labs mund të mbledhë statistika rreth sjelljes së vizitorëve në faqet e saj të internetit. Për shembull, Open Labs përdor shërbime si shërbimi Akismet për të ndihmuar identifikimin e spam. Open Labs mund të shfaqë këtë informacion publikisht ose t’ua sigurojë të tjerëve. Gjithsesi, Open Labs nuk zbulon të dhëna personale të identifikueshme përveç atyre të përshkruara si më poshtë.
Open Labs u zbulon të dhëna personale potencialisht të identifikueshme dhe informacione personale të identifikueshme vetëm punonjësve të tyre, bordit dhe organizatave të lidhura me të që u duhet të dijnë këto të dhëna në mënyrë që (I) t’i përpunojnë në emër të Open Labs ose të ofrojnë shërbime të mundshme në faqet dhe nënfaqet e Open Labs dhe (II) që kanë pranuar të mos t’ua zbulojnë të tjerëve. Disa prej këtyre punonjësve, kontraktuesve dhe organizatave të lidhura mund të ndodhen jashtë shtetit tuaj; duke përdorur faqet e Open Labs, ju miratoni transferimin e këtij informacioni tek ta. Open Labs nuk do të japë me qira apo të shesë të dhëna personale potencialisht të identifikueshme dhe të dhëna personale të identifikueshme ndaj askujt. Përveçse ndaj punonjësve të tyre, kontraktorëve dhe organizatave të lidhura me të, të përshkruara si më lart, Open Labs zbulon të dhëna personale potencialisht të identifikueshme dhe të dhëna personale të identifikueshme vetëm në përgjigje të një thirrjeje, urdhëri gjyqësor ose ndonjë kërkese tjetër qeveritare, ose kur Open Labs beson pozitivisht se zbulimi është i nevojshëm në mënyrë të arsyeshme për të mbrojtur pronën ose të drejtat e Open Labs, palëve të treta ose publikut të gjerë. Nëse jeni një përdorues i regjistruar i faqes së Open Labs, mikrofaqes, nënfaqeve ose buletinit informativ dhe keni mundësuar adresën tuaj të e-mailit, Open Labs mund t’ju dërgojë herë pas here një e-mail për t’ju treguar rreth lajmeve të reja, të kërkojë përshtypjet tuaja, ose thjesht t’ju mbajë të përditësuar me çfarë po ndodh në Open Labs dhe aktivitetet tona lidhur me promovimin e teknologjive të lira (në kuptimin e lirisë, jo çmimit) dhe me burim të hapur në Shqipëri. Ne kryesisht përdorim bloget tona për të komunikuar këtë lloj informacioni, kështu që ne mundohemi t’i mbajmë këto e-maile në minimum. Open Labs merr të gjitha masat e duhura për të mbrojtur ndaj hyrjeve të paautorizuara, përdorimit, modifikimit ose shkatërrimit të të dhënave personale potencialisht të identifikueshme dhe të dhënave personale të identifikueshme.
Cookies
Një “cookie” (anglisht për “biskotë”) është një shirit informacioni që një faqe interneti ruan në pajisjen e vizitorit dhe që shfletuesi i vizitorit ia mundëson faqes sa herë që vizitori rikthehet. Open Labs përdor cookies për të ndihmuar Open Labs të identifikojë dhe të ndjekë përdoruesit, përdorimin e faqes së Open Labs prej tyre dhe preferencat e hyrjes së tyre në faqe. Vizitorët e Open Labs të cilët nuk dëshirojnë që të kenë cookies të ruajtura në pajisjen e tyre duhet t’i mundësojnë shfletuesit të tyre refuzimin e cookies para përdorimit të faqeve të Open Labs, me disavantazhin që karakteristika të caktuara të faqeve të Open Labs mund të mos funksionojnë siç duhet pa ndihmën e cookies.
Ndryshimet në politikat e privatësisë
Edhe pse shumica e ndryshimeve mund të jenë të vogla, Open Labs mund ta ndryshojë Politikën e saj të Privatësisë nga koha në kohë dhe në mënyrë diskrete brenda Open Labs. Open Labs i inkurajon vizitorët të kontrollojnë rregullisht këtë faqe për ndonjë ndryshim në Politikat e saj të Privatësisë. Përdorimi juaj i vazhduar i kësaj faqeje pas çdo ndryshimi në këtë Politikë Privatësie do të përbëjë pranimin nga ana juaj e këtyre ndryshimeve.