Pastrimi

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 14:41, 17 January 2019 by Rskikuli (talk | contribs) (perditesova faqen)
Jump to navigation Jump to search
Other languages:
English • ‎shqip

Anëtarët e Open Labs hackerspace janë ata që kanë përgjegjësinë për mbajtjen pastër të ambientit, bazuar dhe në vendimin e anëtarëve të Open Labs gjatë Janarit 2019. Megjithatë do e vlerësonim në qoftë se cdo vizitor apo person që e përdor ambientin në një mënyrë apo tjetrën të kontribuojë në mirëmbajtjen e hackerspace. Megjithëse janë gjëra që nvnkuptohen, ja disa gjëra për të bërë kur pastrojmë Open Labs në rast se bëhet rrëmujë ose kur kemi një aktivitet.

Hidhni Mbeturinat

Ka një kosh për mbeturinat pranë frigoriferit. Hidhi aty të gjitha mbeturinat. Nëse koshi mbushet plotë, merr qesen e zezë dhe hidhe ke koshat e mbeturinave pranë Bar Panorama. Më pas vendos një qese të zezë të cilat mund ti gjesh në tualet.

Hapësira ​​

Zonat duhet të jenë te pastërta dhe të organizuara. Merr mbeturinat mbi tavolina ose hidhi në kosh, pastro tavolinat dhe dyshemenë nëse është e nevojshme.
Të lutem ki kujdes kabllat elektrikë kur lan dyshemenë.

Kuzhina

  • Pastro gotat dhe filxhanet

Tualeti

  • Fshi & pastro dyshemenë
  • Laje lavamanin
  • Vendos sapun të ri nëse ska
  • Laje tualetin

Tavolinat e punës

  • Pastro tavolinat e punës së projekteve dhe mjeteve
    • Kthe mjetet në vendet e tyre në rafte.

Mos harro: kur mbaron vizitën tënde në hackerspace fik dritat, sigurohu që e ke mbyllur mirë derën dhe shëno në grupin publik në Telegram që hackerspace është tashmë mbyllur.