OpenStreetMap GeoWeek Tirana
Përshkrimi
" OpenStreetMap Geography Awarness week" është një aktivitet javor që zhvillohet cdo vit në javën e tretë të nëntorit. Këtë vit do të zhvillohet në datat 12-18 nëntor, ku komunitete, mësues, studentë dhe të apasionuarit e hartave organizojnë (ose bëhen pjesë) të aktivitete për të bërë mapping të vendeve të ndryshme nga bota. Komuniteti i OpenStreetMap Albania mblidhen në datën 18 nëntor në Open Labs duke organizuar mapathon-s dhe prezantime rreth OpenStreetMap.
Detaje
- Kur: 18 nëntor 2017 @10:00
- Ku: Open Labs Hackerspace;
- Numri i pjesëmarrësve: 11;
- Ke nevojë të marësh laptop me vete: jo detyrimisht, por do ishte mirë;
- Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
- Ka nevojë të kemi qenë në aktivitetet e mëparshme: JO;
Axhenda
- Çaji dhe kafja e mēngjesit - 10 min
- Prezantim i OpenStreetMap GeoWeek - 10 min
- Prezantim me Humanitarian OpenStreetMap (HOT) - 10 min
- Editime në OpenStreetMap - 30 min
- Pushim - 10 min
- Wiki Loves Maps - 25 min
- Pushim (Pica dhe snacks) -20 min
- CityZen - 25 min
- Sugjerime rreth editimeve në OpenStreetMap
- Mbyllja
Ndërlidhje
- http://osmgeoweek.org/
- osmgeoweek.org/event/openlabshackerspace/
- https://github.com/state-hiu/osmgeoweek-2017
Organizatorët
- Nafie Shehu
- Redon Skikuli
- Sidorela Uku
Raport i eventit
Gjatë aktivietit u prezantua rreth projekteve të ndryshme që lidhen me OpenStreetMap. Fillimisht u prezantua çfarë ishte OpenStreetMap për të gjithë pjesëmarrësit që erdhën për herë të parë. Kontribues të rinj iu shtuan komunitetit të OpenStreetMap Albania duke krijuar llogari dhe bënë editimin e tyre të parë nëpërmjet iD editor.
Në OpenStreetMap mund të editosh qoftë në zona lokale që i njeh më mirë, por edhe të përfshihesh në projekte globale. Tëë tilla janë projektet nga Humanitarian OpenStreetMap Team (HOT) për të cilën u bë gjithashtu një prezantim i shkurtër.
Përveç të edituarit online u fol dhe për përdorimin e të dhënave, mundësia që të jep OpenStreetMap për të pasur të dhëna të hapura gjeografike ka nxitur shumë kontribues të ndërtojnë shërbime dhe aplikacione bazuar në këto harta. I tillë është dhe CityZen, një aplikacion i bazuar në të dhënat e OpenStreetMap me fokus privatësinë e përdouresit, i cili ofron mundësinë të kërkosh pikat e interesit në një zonë të caktuar, të dhënat në lidhje me objektet, rrugëzime se si të shkosh deri atje, si dhe mundësinë e përmirësimit të këtyre të dhënave duke edituar.
Pjesa e tretë iu dedikua lidhjen së OpenStreetMap me Wikipedian, projekti Wiki Loves Maps. Ku artikujve në Wikipedia u vendosen koordinatat gjeografike të mara nga OpenStreetMap. U përmirësuan në total 39 artikuj.
Ju mirëpresim në takimin e radhës!