OSCAL 2019

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 15:43, 5 November 2018 by Mariana (talk | contribs) (Korrigjova nje gabim te vogel)
Jump to navigation Jump to search
OSCAL 2019






Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, do të zhvillohet për të gjashtin vit rradhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më datat 18 & 19 Maj 2019. OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar tërësisht fuqizimit të kulturës free/libre/open source që prej viti 2012. Dy ditet e konferences do te shoqerohen me një larmishmëri në prezantime dhe puntori shumë interesante të cilat do të mbahen paralelisht në disa salla. Duke filluar prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara. Krahas prezantimeve dhe puntorive, një kohë mund të kalohet duke komunikuar me kontribuesit e projekteve me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud, Debian janë vetëm disa nga komunitetet nga ku kushdo pjesëmarrës në OSCAL mund të marr më tepër informacion rreth projekteve dhe/ose për tu përshirë më tepër. Edicioni i fundit i OSCAL, ai i 2018, shoqëroi dhjetëra prezantime dhe prezantues nga mbi 20 shtete të ndryshme të botës (kryesisht Europës) dhe rreth 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source. Me këtë sukses vazndon edhe tradita e zhillimit të mëtejshëm të konferencës.

Tematika e #OSCAL19

pritet për t'u publikuar...

Data

  • 18 & 19 Maj 2019

Vendi

  • pritet për tu publikuar...