OSCAL 2019

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 09:10, 12 October 2018 by Evavranici (talk | contribs)
Jump to navigation Jump to search
OSCAL 2019






Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania, do të zhvillohet për të gjashtin vit rradhazi për të promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më 18 & 19 Maj 2018. OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar tërësisgt fuqizimit të kulturës free/libre/open source që prej viti 2012.

Fundjava e 19-20 Majit pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon dhjetëra të tjerë. Dy ditet e konferences do te shoqerohen me një larmishmëri në prezantime dhe puntori shumë interesante të cilat do të mbahen paralelisht në disa salla. Duke filluar prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara dhe/ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud, (Debian ?) janë vetëm disa nga komunitetet nga ku kushdo pjesëmarrës në OSCAL mund të marrin më tepër informacion rreth projekteve. Edicioni i fundit i OSCAL, ai i 2018, la pas në kohë (por jo në kujtesë) dhjetëra prezantime dhe prezantues nga mbi 20 shtete të ndryshme të botës (kryesisht Europës) dhe rreth 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës free open source. Qershia mbi tortë ishin të gjitha komentet pozitive, të cilat i motivojnë organizatorët të sjellin diçka edhe më të zgjeruar.

Tematika e #OSCAL18

pritet për tu publikuar...

Data

  • 18 & 19 Maj 2018

Vendi

  • pritet për tu publikuar...