Difference between revisions of "OSCAL 2017"

Jump to navigation Jump to search
Line 5: Line 5:
<br />
<br />


Edicioni i 4rt i konferencës me tematikën Internet of People.  
Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference
Albania, do të zhvillohet për të katërtin vit radhazi për të promovuar në një masë më të
gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimor të
hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi. OSCAL organizohet më 13 & 14 maj 2017
pranë ambienteve të OFIÇINA dhe Harry Fultz nga Open Labs Hackerspace, komuniteti që ka
qëllime dhe ideologji të përbashkëta me konferencën.
Fundjava e 13-14 majit pritet të grumbullojë mbi 400 entuziastë të teknologjisë,
zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me
besimin në një realitet ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë.
OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë
apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon dhjetëra të tjerë.
Një larmishmëri prezantimesh dhe puntori shumë interesante, që do të
mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës. Pra,
që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre
të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin
informacione më të detajuara për projektet me burim të lirë dhe të hapur (free open
source) tek stendat përkatëse të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet
se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud janë vetëm disa
nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion rreth
projekteve.




Line 13: Line 32:
== Vendi ==
== Vendi ==
OFICINA/Harry Fultz
OFICINA/Harry Fultz


== Komente nga pjesëmarrësit ==
== Komente nga pjesëmarrësit ==