OSCAL 2016
Organizohet për të tretin vit radhazi konferenca ndërkombëtare Open Source Conference Albania (OSCAL) dedikuar teknologjisë së lirë dhe me burim të hapur (free open source), programeve të aksesueshme nga të gjithëm, domeinit publik si dhe kulturës dhe dijes së lirë.
OSCAL mbahet më datë 14 dhe 15 Maj 2016 në Universitetin Metropolitan të Tiranës dhe ndjek modelin e konferencave dy ditore me disa salla prezantimi (salla kryesore dhe salla paralele për punëtori/workshop) duke ofruar gjithashtu mundësi për stenda prezantimi të projekteve open source për të gjithë zhvilluesit e teknologjive me burim të hapur. Organizatorët kanë planifikuar një axhendë të ngjeshur, ku 70 prezantues nga 20 shtete të ndryshme do të mbajnë workshope dhe prezantime për të pranishmit. Konferenca fillon në orën 9.00 të shtunën, 9.30 të dielën dhe mbaron në 18.30 të dyja ditët.
Data
14 & 15 maj 2017
Vendi
Universiteti Metropolitan i Tiranës