Difference between revisions of "OSCAL 2015"

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
m (Shtova links.)
m
Line 18: Line 18:


==Komente nga pjesëmarrësit==
==Komente nga pjesëmarrësit==
* Blogpost nga Giannis Konstantindis, [http://konstantinidis.cc/2015/05/18/oscal-2015-event-report/ Oscal 2015 event report]
* Blogpost nga Jona Azizaj, [https://blog.azizaj.com/oscal-2015/ Oscal 2015]
* Blogpost nga Jona Azizaj, [https://blog.azizaj.com/oscal-2015/ Oscal 2015]
* Blogpost nga Redon Skikuli, [https://redon.skikuli.com/2015/07/oscal-2015-aftermath/ Oscal 2015 aftermath]
* Blogpost nga Redon Skikuli, [https://redon.skikuli.com/2015/07/oscal-2015-aftermath/ Oscal 2015 aftermath]
* Blogpost nga Elio Qoshi, [https://elioqoshi.me/2015/05/oscal-15/ OSCAL'15] & [https://elioqoshi.me/2015/06/oscal15-in-numbers/ Oscal'15 in numbers]
* Blogpost nga Elio Qoshi, [https://elioqoshi.me/2015/05/oscal-15/ OSCAL'15] & [https://elioqoshi.me/2015/06/oscal15-in-numbers/ Oscal'15 in numbers]

Revision as of 18:56, 30 September 2017

OSCAL 2015





OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë ndërkombëtare vjetore në fushën e teknologjisë, organizuar nga komuniteti që mbështet teknologjitë e hapura në Shqipëri, kryesisht për promovimin e programeve kompjuterike të lira. Kjo konferencë i dedikohet e gjitha kodit-burimit të hapur, kulturës së lirë dhe njohurive të hapura të përdorshme për të gjithë. Kemi të bëjmë me një lëvizje globale që ka filluar para 25 vitesh.
Edicioni i dytë i konferencës i cili do të mbahet sërish në Tiranë dhe do të mbledhë mbi 400 të apasionuar pas teknologjive të lira e me kod burim të hapur, zhvillues programesh, akademikë, agjensi qeveritare dhe njerëz që ndajnë të njëjtat ideale me këtë komunitet të lire. Këto ideale konsistonë në programet me burim të hapur e që mund të zhvillohen e të përshtaten me nevojat e përdoruesit. Ky komunitet promovon kauzën e një informacioni dhe njohurie që në thelb duhet të jenë një pronë e përbashkët e nga e cila mund të përfitojnë të gjithë.
Në qëndër të vëmendjes së organizatorëve këtë vit do të jetë fuqia e decentralizimit në vendimmarrje dhe zhvillimi i teknologjive si një platformë me potencial të lartë për ndryshime sociale. Edicioni i parë i OSCAL, i organizuar në 2014-n bashkoi 250 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova të apasionuar pas teknologjisë. OSCAL 2014 gjithashtu mikpriti dhe 11 ligjërues nga Gjermania, Irlanda, Greqia dhe Kosova, të cilët ndanë përvojat dhe kontributet e tyre si një komunitet që promovon të dhënave të hapura.
Me mbi 15 ligjërues nga Berlini, Shkupi, Vjena, Athina, Selaniku, Zyrihu, Zagrebi, Bern, Ohri dhe më shumë se 8 nga Kosova fqinje, pjesëmarrja në OSCAL do të jetë shumë e larmishme, duke e kthyer OSCAL në një nga konferencat më të rëndësishme në rajon të kodit-burimit të hapur.
Kjo konferencë do të zgjasë dy ditë dhe starton në orën 9:30 të mëngjesit për të përfunduar në 18:30 të pasdites. E njëjta axhendë do të jetë për të dyja ditët e evenimentit që janë 9 dhe 10 Maj. Godina Liria do të jetë vendi që do të mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit.

Data

9 & 10 maj 2015

Vendi

Godina "Liria"

Komente nga pjesëmarrësit