Përshkrimi
OONI Probe është program i lirë dhe me burim të hapur që lejon matjen dhe testimin e lidhjeve në internet duke përfshirë websajte dhe aplikacione mesazhesh si WhatsApp, Telegram dhe Facebook Messenger. Ekosistemi i OONI nxjerr në pah censurimet dhe modifikimet që ndodhin në internet, qoftë nga kompanitë e internetit, qoftë nga qeveritë e shteteve.
Në workshop do bëjmë një hyrje në projektin e OONI, si mund të përdorim vetë OONI Probe dhe të testojmë internetin, si dhe lundrimit në faqen e OONI Explorer ku ndodhen miliona matje që nga viti 2012, përfshirë Shqipërinë.
OONI është pjesë e Tor Project.
Detaje
- Kur: 6 Korrik 2018 @ 19.30;
- Ku: Open Labs Hackerspace;
- Nevojë të marrësh laptop me vete: JO, idealisht celular.
- Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
- Ka nevoje të kem qenë në eventet e mëparshme: JO.
Axhenda
Ndërlidhje
Organizatorët
Simone Bassa
Elio Qoshi