Muaji i LibreOffice 2019
Muaji i LibreOffice 2019
LibreOffice është një suitë programesh zyre me kodburim të hapur, zhvilluar nga 'The Document Foundation'. Si një projekt me kodburim të hapur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të projektit i takon kontribuesve. Për këtë arsye komuniteti ka zgjedhur që nëntorin ta quajë muaji i LibreOffice, që do jetë një muaj dedikuar LibreOffice dhe se si secili prej nesh mund të kontribuojë dhe të bëhet pjesë e projektit.
Në kuadër të kësaj Open Labs organizon një seri aktivitetesh për tema të ndryshme rreth LibreOffice si përkthime, QA, dizajn etj. Nëse keni një ide apo dëshirë të bëni dhe ju një prezantim për LibreOffice, ju lutem shkruani në forum.openlabs.cc
Aktivitetet
LibreOffice Localisation Sprint
Aktiviteti i parë i dedikohet përkthimeve. Përkthimet e softuerit të LibreOffice menaxhohen nëpërmjet një platforme online me kodburim të hapur të quajtur Pootle.
Detaje
- Kur: 6 nëntor
- Ku: Open Labs Hackerspace
- Numri i pjesëmarrësve: Do plotësohet pas eventit
- Ka nevojë të marësh laptop me vete: Jo domosdosshëmrisht, por nëse keni mundësi mereni.
- Ka nevojë të kem qenë në aktivitetet e mëparshme: JO.
Axhenda
- 18:00 - 18:15 - Prezantim i pjesëmarrësve dhe për Open Labs
- 18:15 - 18:30 - Prezantim i shkurtër rreth LibreOffice, çfarë është dhe ku mund të gjejmë informacionet se si ta shkarkojmë apo përdorim projektin, si të bëhemi pjesë e komunitetit
- 18:30 - 19:45 - Përkthime në gjuhën shqipe
- 19:45 - 20:00 - Diskutim i hapur, pyetje -përgjigje
Organizatorët
- Marcela Korreshi
- Sidorela Uku
Links
- Platforma e përkthimeve: https://translations.documentfoundation.org/projects/
- Eventi në facebook: TBA
Raport i eventit
Do të plotësohet pas eventit.