Mozilla WebVR Workshop 2

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Virtual Reality është një fjalë që po lakohet cdo ditë e më shume. Dita ditës po bëhet më e fuqishme dhe kërkon më pak kapacitet, por nëse do që të fillosh të eksperimentosh, mbytesh nga informacion i pa organizuar. Virtual reality premton që do jetë teknologjia e rradhës që do shndërrojë mënyrën si ndërveprojmë me botën, duke krijuar eksperienca akoma më të përafërta me realitetin. Po sikur Virtual Reality të jetë open source dhe funksional me teknologji Web-i? Kjo është çfarë WebVR përpiqet të arrijë, eksperienca të plota të realitetit virtual brenda në shfletues (ose për njerëzit trendi: "browser") duke funksionuar me teknologji komplet të hapura të bazuara mbi JavaScript. Ke dëshirë të eksperimentosh me VR? Eja në workshop-in e rradhës të mbajtur nga komuniteti Shqiptar i Mozilla Albania ku do të bëjmë të mundur të shohësh një rrugë me anë te VR duke përdorur mjetin e Mozilla "A-Frame", që të mundëson të krijosh aplikacione VR lehtësisht Eja nga Open Labs për të ditur edhe më shumë rreth VR. Mos harro laptopin!

Pjesëmarrësit

  • Boris Budini
  • Elio Qoshi
  • Anxheo Lushka
  • Redon Skikuli

Detaje

  • Kur: 17 qershor 2017 @ 16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve:

Axhenda

Do publikohet së shpejti.

Raport i eventit

Do të plotësohet në fund të eventit...