Maptime Tirana 7
Përshkrimi
OpenStreetMap është projekti i të dhënave gjeohapësinore të hapura e ndërtuar nga kontribuesit në të gjithë botën. Të dhënat në OpenStreetMap shtohen çdo ditë e më shumë duke u përmirësuar si nga ana gjeografike ashtu edhe në sasinë e informacionit që përcjellin. Po çfarë duhet të bëjnë që të kemi hartëzim të mirë? OpenStreetMap ka disa karakteristika të hartës për të përshkruar objektet në të. Gjatë këtij eventi do të flasim se si të zgjedhim karakteristikën e duhur për të përshkruar një element të hartës, apo cilat etiketa është mirë të kombinohen bashkë.
Keni pyetje apo dije për të ndarë, atëherë duhet të vini në event!
Çfarë është Maptime Tirana
Maptime është një mjedis i hapur për të mësuar mbi teknologjitë e gis dhe mapping, për të gjithë nivelet e njohurive duke ofruar dhe mbështetje për fillestarët. Maptime të jep mundësinë për të zhvilluar tutoriale, workshope dhe projekte të ndryshme. Nën këtë model lindi dhe Maptime Tirana për të mbledhur së bashku të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë dhe të ndajnë dijet e tyre për kartografinë dhe sidomos për OpenStreetMap.
Kush mund të marrë pjesë
Kushdo që ka dëshirë të mësojë më shumë rreth OpenStreetMap dhe se si mund të kontribuojë për të përmirësuar të dhënat. Mjafton të vini në hackerspace bashkë me ose pa laptop-in tuaj.
Detaje
- Kur: 27 Qershor 2018 @ 18:30
- Ku: Open Labs Hackerspace
- Numri i pjesëmarrësve: TBA
- Eventi në fb: TBA
- Map features: https://wiki.openstreetmap.org/wiki/Map_feature
Raport i eventit
TBA