Difference between revisions of "Lidhja e Github me SSH"

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
m
m (Shtova imazh.)

(2 intermediate revisions by the same user not shown)
Line 27: Line 27:
Shtoni çelësin privat SSH tek ssh-agent. Nëse në hapin e mësipërm kur ju kërkohej skedari ku donit të ruanit çelësin SSH i vendosët emër tjetër, atëherë duhet të bëni kujdes tek komanda e mëposhtme të vendoset emri. Në rast se shtypët ENTER komada duhet si më poshtë:
Shtoni çelësin privat SSH tek ssh-agent. Nëse në hapin e mësipërm kur ju kërkohej skedari ku donit të ruanit çelësin SSH i vendosët emër tjetër, atëherë duhet të bëni kujdes tek komanda e mëposhtme të vendoset emri. Në rast se shtypët ENTER komada duhet si më poshtë:

$  ssh-add ~/.ssh/id_rsa

$  ssh-add ~/.ssh/id_rsa

'''Hapi 4:''' Shtoni çelësin SSH në github
'''Hapi 4:''' Shtoni çelësin SSH në github
Line 36: Line 37:
$ xclip -sel clip < ~/.ssh/id_rsa.pub

$ xclip -sel clip < ~/.ssh/id_rsa.pub

-# Kopjon përmbajtjen në tastierë.

-# Kopjon përmbajtjen në tastierë.

Tek menuja e profilit tuaj gjendenh '''Settings''' ku do të shtohet çelësi SSH. Tek të dhënat personale në të majtë do zgjidhni '''SSH and GPG keys'''. Më pas butonin '''New SSH key'''. Do hapet një fushë më poshtë ku do vendosni titullin dhe çelësin (CTRL+V) të cilin e kopjuat në komandën më lart. <ref>https://help.github.com/articles/connecting-to-github-with-ssh/</ref>

[[Skeda:Adding ssh key.png|parapamje]]
Tek menuja e profilit tuaj gjendenh '''Settings''' ku do të shtohet çelësi SSH. Tek të dhënat personale në të majtë do zgjidhni '''SSH and GPG keys'''. Më pas butonin '''New SSH key'''. Do hapet një fushë më poshtë ku do vendosni titullin dhe çelësin (CTRL+V) të cilin e kopjuat në komandën më lart në fushën si figura më poshtë. Më pas butoni '''Add new SSH key''', nëse ju kërkohet vendosni fjalëkalimin tuaj të github. <ref>https://help.github.com/articles/connecting-to-github-with-ssh/</ref>

[[Skeda:Adding ssh key.png|Adding new ssh key]]

==Referenca==
==Referenca==

Latest revision as of 21:07, 17 November 2017

Secure Shell or SSH është protokoll i rrjetit që lejon të dhënave që do të shkëmbehen duke përdorur një kanal të sigurt në mes dy pajisjeve në rrjet.[1] Duke përdorur protokollin SSH ju mund të lidheni dhe të autentifikoheni me shërbime dhe servera në distancë. Po kështu mund të veprohet dhe për të vendosur një lidhje të sigurtë nga kompjuteri juaj me llogarinë tuaj në github, kështu nuk do iu duhet të vendosni kredencialet tuaja sa herë kryeni veprime në github.

Hapi 1: Kontrollohet nëse keni çelësa ekzistues SSH (SSH keys).

$ ls -al ~/.ssh

Komanda liston të gjithë çelësat SSH të direktorisë ssh nëse ekzistojnë, por nëse nuk doni të përdorni çelësat ekzistues mund të krijoni çelësa të rinj.

Hapi 2: Gjenerimi i një çifti të ri çelësash SSH. Për të krijuar çelësat e rinj nga terminali do jepen komandat e mëposhtme:

$ ssh-keygen -t rsa -b 4096 -C "emaili_juaj@xxxx.com"

Komanda krijon çelës të ri SSH duke përdorur email-in që vendosët.

Generating public/private rsa key pair.

Më pas do ju kërkohet emri i skedarit ku doni ta ruani çelësin, duhet të shtypni enter. Do të ruhet në direktorinë e paracaktuar.

Enter a file in which to save the key (/home/you/.ssh/id_rsa): [ENTER]

Pas kësaj do ju kërkohet të nëse doni të vendosni një shtresë tjetër sigurie (passphrase), në të kundër lihet bosh (Enter).

Enter passphrase (empty for no passphrase): [Type a passphrase]
Enter same passphrase again: [Type passphrase again]

Do sugjeroja të lihej bosh nëse nuk ka një arsye për të shtuar sigurinë. Duke shtuar një shtresë tjetër sigurie nëse dikush ka akses tek kompjuteri juaj nuk do arrij të ketë akses tek çelësat SSH. Por çelësat SSH mund të menaxhohen dhe nga llogaria në github.

Hapi 3:Shtimi i çelësit SSH tek ssh-agent ssh-agent është një program i cili ekzekuton kohën e një sesioni login-i, ruan çelësat e paenkriptuar në memorje si dhe komunikom me klientët SSH. Për të startuar këtë program jepet komanda e mëposhtme:

$ eval "$(ssh-agent -s)"

Shtoni çelësin privat SSH tek ssh-agent. Nëse në hapin e mësipërm kur ju kërkohej skedari ku donit të ruanit çelësin SSH i vendosët emër tjetër, atëherë duhet të bëni kujdes tek komanda e mëposhtme të vendoset emri. Në rast se shtypët ENTER komada duhet si më poshtë:

$ ssh-add ~/.ssh/id_rsa

Hapi 4: Shtoni çelësin SSH në github Çelësin SSH që krijuat duhet ta kopjoni. Kjo mund të bëhet nëpërmjet një editori duke hapur file që mban çelësin e krijuar ose duke përdorur komandën xclip që kopjon çelësin SSH nga tastiera.

$ sudo apt-get install xclip
-# Shkarkon dhe instalon xclip. Nëse sistemi juaj nuk suporton apt-get e cila është komanda për debain dhe ubuntu based systems atëherë duhet të përdoret instalues tjetër (yum, zypper).

$ xclip -sel clip < ~/.ssh/id_rsa.pub
-# Kopjon përmbajtjen në tastierë.

Tek menuja e profilit tuaj gjendenh Settings ku do të shtohet çelësi SSH. Tek të dhënat personale në të majtë do zgjidhni SSH and GPG keys. Më pas butonin New SSH key. Do hapet një fushë më poshtë ku do vendosni titullin dhe çelësin (CTRL+V) të cilin e kopjuat në komandën më lart në fushën si figura më poshtë. Më pas butoni Add new SSH key, nëse ju kërkohet vendosni fjalëkalimin tuaj të github. [2]
Adding new ssh key

Referenca