Kreu

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 16:28, 15 June 2019 by Rskikuli (talk | contribs) (permiresova kategorine 'projekte')
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to: navigation, search
Other languages:
English • ‎shqip

Website | Forum | Cloud | Etherpad

Mirësevjen në Open Labs Hackerspace Wiki

FLOSS.Komunitet.Hackerspace.
Open Labs është komuniteti që promovon në Shqipëri dhe në rajon teknologjitë me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura (open data), standartet e hapura teknologjike (open standards), privatësinë online dhe fuqizimin e hapësirës publike digjitale (public domain). Komuniteti ynë mirëmban bashkarisht dhe një hapësirë ku organizohen aktivitete rreth temiatikave të interesit të anëtarëve dhe të gjithë të interesuarve në tematikat e interesit të Open Labs. Këtë hapësirë ne e quajmë hackerspace. Open Labs mbështetet nga donacionet e njerëzve bujarë për të patur vazhdimësi. Nëse dëshiron të na mbështesës, të lutem konsidero donacionet ose dhuroni një ose më shumë nga materialet që na duhet për mirëmbajtjen e ambientit të komuitetin tonë.


Vendndodhja
Adresa
Rruga Pjetër Budi Nr.87
1000 Tirana, Albania

Website: https://www.openlabs.cc
E-mail: info [AT] openlabs.cc [DOT] cc
Na gjen Online
Forum
Telegram
Twitter
Facebook
Github
Patreon



Anëtarësohu
Anëtarësimi në Open Labs është pa pagesë, kushdo që ka kontribute në 3 muajt e fundit dhe është mbi 16 vjeç mund të anëtarësohet në komunitet. Kontributet mund të jenë nga të gjitha llojet, qoftë teknike ose jo ose fizikisht në hackerspace.

Ne besojmë që kushdo duhet të këtë mundësinë të anëtarësohet në Open Labs pavarësisht rrethanave të tyre, prandaj anëtarësimi nuk ka asnjë kosto pasi aksesi në dije nuk duhet të këtë pengesa financiare. Natyrisht që jemi gjithsesi të varur nga donacionet, pra je i inkurajuar të kontribuosh financiarisht nëse ke mundësinë. Gjithsesi, për të kuptuar më tepër për mënyrën se si funksionojnë anëtarësimet je i inkurajuar që të pyesësh një ose më shumë nga anëtarët aktualë.
I/E porsaardhur?
Do të jesh pjesë e Open Labs Hackerspace? Këtu mund të gjesh disa gjëra që mund të bësh për kuptuar me shumë rreth kulturës në Open Labs Hackerspace.
Aktivitete
Që nga 2012 kur Open Labs është themeluar, kemi patur takime dhe aktivitete javore duke filluar me takimet joformale duke pirë një kafe, deri në konferencën vjetore OSCAL që organizojmë që nga 2014. Mënyra më e mirë për të na njohur është të vish në disa nga aktivitetet tona, të shkëmbehësh me anëtarët e tjerë dhe të bësh shumë pyetje. Axhenda e aktiviteteve: wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete.




Projekte

Këto janë disa nga grupet aktive të punës në komunitet dhe të hackerspace. Sigurisht je i mirëseardhur që të krijosh një grup të ri pune rreth një projekti free open source ose të bashkohesh me një nga grupet aktuale. Për të parë listën e plotë të projekteve vizito faqen e projekteve.