This page contains changes which are not marked for translation.

Mirëseerdhe në platformën wiki të Open Labs Hackerspace. Këtu do gjesh dokumentacionin rreth hapësirës së hackerspace, rreth projekteve të anëtarëve si dhe një dokumentacion të platformave, kulturës dhe politikave rreth kulturës së teknologjive të lira dhe me burim të hapur.

Rreth Open Labs
Ne jemi komuniteti që promovon teknologjitë me kodburim të lirë dhe të hapur që nga viti 2012. Ndër të tjera organizojmë Open Source Conference Albania (OSCAL) që nga viti 2014. Më shumë detaje rreth konferencës publikohen në oscal.openlabs.cc. Aktivitetet e propozuara nga komuniteti gjenden këtu: https://pad.openlabs.cc/p/aktivitete

Përmbajtje

Projekte

Për listën e plotë të projekteve kliko këtu.

Aktivitete

Lista e aktiviteteve ndodhet këtu. Nuk janë dokumentuar të gjitha aktivitetet por planifikojmë që të plotësohet lista sa më shpejt.


Komunikimi dhe koordinimi i anëtarëve

Si një grupim social që promovon vendimarrje kolektive të decentralizuar përdorim forum.openlabs.cc (një kombinimi forumi online dhe mailing list) për të ndarë ide, komente dhe për të gjetur konsensus. Komunikimi mund të bëhet në gjuhën shqipe dhe angleze pasi kemi dhe anëtarë që nuk e kanë gjuhën shqipe si gjuhë anëtare.

Informacione të tjera

Editimi i faqeve bëhet i mundur vetëm nga anëtarët e komunitetit. Në qoftë se dëshiron që të anëtarësohesh kliko këtu. Në qoftë se dëshiron të mësosh se si mund të kontribuosh në projekte me kodburim të lirë dhe të hapur vizito www.opensource.guide (material në anglisht)