Guidë Shkrimi
Në Open Labs ne përpiqemi të krijojmë një mjedis të decentralizuar, ku çdo anëtar ka mundësinë dhe ftohet të ndihmojë në formimin e përvojave për të gjithë komunitetin. Kjo do të thotë që shpeshherë çdo anëtar ka të njëjtat privilegje në kanalet tona të komunikimit, çka na mundëson një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi në komunitet, por edhe në mospërputhje në mënyrat si komunikojmë, dokumentojmë dhe në përgjithësi perceptojmë gjëra të ndryshme brenda komunitetit. Për këtë arsye kemi filluar krijimin e një guide stilistike për pjesën e shkrimit në kanalet ku është prezent Open Labs. Kjo përfshin emrat e eventeve, titujt e Blog posteve, përmbajtjen në media sociale dhe jo vetëm.
Titujt
Titujt duhet të jenë të drejtpërdrejtë dhe të paanshëm, pa tone subjektiviteti (derisa të jetë e nevojshme). Fjalët e panevojshme duhet të shmangen, sa më pak, aq më mirë, pra përpiquni t'i mbani tekstet e shkurtra dhe titujt me sa më pak fjalë.
Kapitalizimi
Për të gjithë titujt (përfshirë Menutë, faqet Wiki, titujt e Blog posteve) përdorim Kapitalizim Titulli. Në përgjithësi, rregullat e mëposhtme të kapitalizimit vlejnë për të katërta stilet e kapitalizimit:
- Kapitalizo fjalën e parë të titullit
- Kapitalizo fjalën e fundit të titullit
- Kapitalizo fjalët e rëndësishme në titull
Fjalët e rëndësishme të pikës së mësipërme janë në përgjithësi:
- Mbiemra (i vogël, e madhe, etj.)
- Ndajfolje (qetë, ngadalë, etc.)
- Emra (tablet, kuzhinë, libër, etj.)
- Përemra (ata/ato, ta/to, të gjithë, etj.)
- Lidhëza nënrenditëse (prej, që/se, ndonëse, etj.)
- Folje (shkruaj, krijoj, përkthej, etj.)
Ndërkohë që fjalët e mësipërme zakonisht kapitalizohen në tituj pavarësisht stilit, ka disa fjalë që në përgjithësi nuk kapitalizohen. Këtu përfshihen lidhëzat e nyjet, pjesëzat:
- Nyjet (i, e, tẽ/së)
- Lidhëzat bashkërenditëse (dhe, por, për)
- Pjesëzat e shkurtra (më pak se 5 shkronja) (te -- tek kur fjala pasardhëse fillon me zanore --, prej, nga)
Shembull
GABIM: Takim anëtarësh Open Labs - janar
SAKTË: Takim Anëtarësh Open Labs - Janar
Dhe
Në tituj preferohet përdorimi i simbolit & në vend të fjalës "dhe".
Shembull
GABIM: LibreOffice Month 2017 - Collabora Online dhe Nextcloud
SAKTË: LibreOffice Month 2017 - Collabora Online & Nextcloud
Rendi logjik
Për të lehtësuar leximin e shpejtë, titulli preferohet të fillohet me emrin e temës/projektit për të cilin bëhet fjalë. Lloji i aktivitetit ose detaje të tjera duhet të vendosen më pas.
Shembull
GABIM: Workshop mbi Quad9
SAKTË: Quad9 Workshop
Shënim: Mund të bëhen përjashtime për disa raste. Konsultohuni me anëtarë të tjerë nëse nuk jeni të sigurt, ose ndiqni linjën.
Numrat e Edicioneve
Shpeshherë, sidomos për evente, numri i eventit vendoset në titull, për të paraqitur edicionin. Në të kaluarën nuk ka pasur rregulla të qarta dhe përdoreshin varietete të "Nr1, nr 1 dhe #". Sidoqoftë, mënyra e saktë për të treguar edicionet është Nr.1. Duke qenë se është e përshtatshme me kapitalizimin e titullit dhe meqë # nuk funksionon në MediaWiki, është zgjidhja më e përshtatshme.
Shembull
GABIM: Red Hat Career Day #2
SAKTË: Red Hat Career Day Nr.2