Github Pages me Jekyll

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 22:07, 17 November 2017 by Sidorela (talk | contribs) (Krijova faqen.)
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to navigation Jump to search

Github pages është një shërbim i hostimit për faqet statike. Mund të ruani websitet personale, të kompanive apo projekteve nëpërmjet repositroy në Github.[1] Një nga mënyrat se si mund ta ndërtoni një website me Github Pages është duke përdorur themes nga Jekyll. Por jo të gjitha themes nga Jekyll suportohen nga Github. Për të instaluar themes nga Jekyll është e rëndësishme që të keni ruby në kompjuter. Për këtë mënyra më e mirë është të instalohet nëpërmjet RVM (ruby version manager) pasi kështu instalohen dhe të gjitha varësitë dhe modulet e tjera të nevojshme për instalim.
Fillimisht duhet të instalohen çelësa gpg për të verifikuar paketat që instalohen për të garantuar siguri.

$ gpg --keyserver hkp://keys.gnupg.net --recv-keys 409B6B1796C275462A1703113804BB82D39DC0E3 7D2BAF1CF37B13E2069D6956105BD0E739499BDB

Instalojmë rvm së bashku me ruby:

$ \curl -sSL https://get.rvm.io | bash -s stable --ruby


Para së gjithash duhet të krijohet një repository e re nëpërmjet github ose dhe nga terminali. Repository e krijuar duhet te kemi një kopje lokale në kompjuterin tonë, repository është një direktori në kompjuter. Marim një shembull konkret dhe krijojmë një repository nga github. Tek profili në Github, shkojmë tek repository dhe klikojmë New. Vendosini një emër repos. Për të krijuar direkt github pages repo duhet të ketë standartin: - Username.github.io ose Emri_projektit.github.io
Ky është një emër i përkohshëm pasi domain mund të vendoset si të dëshironi nëpërmjet cname. Gjithsesi për të akitvizuar github pages pasi krijohet repo shkohet tek settings dhe tek sesioni për Github Pages kalohet zgjidhet master branch dhe Save.
Marim repon e krijuar lokalisht. Zgjedhim Clone with SSH , kopjojmë linkun nga kutia dhe në terminal japim komandën:

$ git clone git@github.com:Sidorela24/themetest.git

Në kompjuter është krijuar tashmë një direktori e re me emërtimin themetest. Pasi gjendet repo në github e Jekyll theme që duam të instalojmë e shkarkojmë atë lokalisht në kompjuterin tonë. Shembulli që do marim: https://github.com/jekynewage/jekynewage.github.io.
Të gjitha skedarët dhe dosjet që përmban kjo repo duhet të kopjohen në direktorinë themetest të kompjuterit tonë.


Referenca