Fedora Meetup nr 4
Përshkrimi
Në vazhdim të tre takimeve të mëparshme të suksesshme të Fedora Meetup, do të takohemi përsëri pas pushimeve të verës të mërkurën më 21 Shtator në ambjentet e Open Labs Hackerspace për aktivitetin e radhës “Fedora Meetup 4”.
Ju ftojmë ti bashkoheni bisedës tonë rreth Fedora Activity Day, një event për ambasadorët e Fedora i cili mendohet të zhvillohet në muajt e fundit të këtij viti, të diskutojmë rreth Linux Weekend një takim për të gjithë ata që pëlqejnë dhe përdorin sistemet Linux dhe të ndajmë eksperiencat e përfituara në FLOCK e cila është konferenca më e madhe vjetore e Fedora-s.
Në axhendë do të përfshihet dhe diskutimi për eventin e G11n rreth lokalizimeve për ambasadorët, infobooth i Fedora-s që do të mbahet në SFK e cila është konferenca më e madhe rreth open source në Kosovë dhe rreth eventeve të ardhshme që do të organizohen nga Fedora Albania për tre muajt e ardhshëm. Gjithashtu për të vlerësuar arritjet tona do rikujtojmë punën e realizuar në Fedora Project gjatë këtij viti. Diskutimi është i hapur dhe për ide të reja mbi mënyra të tjera promovimi për një përdorim më të madh të sistemit të Fedora-s. Çdo ide dhe sugjerim është i mirëpritur për përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe për rritjen e komunitetit Linux në Shqipëri.
Ju mirëpresim të gjithëve, edhe nëse jeni të rinj e keni dëshirë për të kontribuar në Fedora Project mund të na bashkoheni në këtë takim për të mësuar më tepër dhe për tu bërë pjesë e komunitetit tonë. Do të ketë snacks, pije dhe muzikë për të gjithë.
Detaje
- Kur: 21 shtator 2016 @18.00
- Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.
Ndërlidhje
- Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/580648005470413