Fedora Meetup nr 3
Përshkrimi
Në vazhdim të dy takimeve të suksesshme të Fedora Meetup gjatë këtij viti, do të takohemi përsëri të shtunën më 19 Dhjetor në ambjentet e Open Labs Hackerspace për aktivitetin e radhës “Fedora Meetup 3”.
Ju ftojmë ti bashkoheni bisedës tonë rreth Fedora dhe Linux, të rikujtojmë punën e realizuar në Fedora Project gjatë këtij viti si dhe të diskutojmë për tematikat/aktivitetet që do të donim të përfshinim në eventet që do të organizohen në vijim. Gjithashtu diskutimi është i hapur dhe për ide të reja mbi mënyra të tjera promovimi për një përdorim më të madh të sistemit të Fedora-s. Çdo ide dhe sugjerim është i mirëpritur për përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe për rritjen e komunitetit Linux në Shqipëri.
Ju mirëpresim të gjithë ju që sistemi i Fedora-s ju duket interesant dhe keni dëshirë për të kontribuar në Fedora Project të na bashkoheni në këtë takim për të mësuar më tepër dhe për tu bërë pjesë e komuntetit tonë.
Detaje
- Kur: 19 dhjetor 2015 @16.00
- Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.
Ndërlidhje
- Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/870411246412497