Fedora Meetup
Fedora Meetup #7
Përshkrimi
Përgjatë OSCAL u zhvillua Fedora Meetup me anëtarë të komunitetit jashtë vëndit tonë. Gjatë këtij takimi u trajtuan çështje të rëndësishme në lidhje me qasjet që duhet të ketë çdo komunitet lokal përsa i përket Fedora-s. Më datë 31 Maj 2017 në ambjentet e Open Labs mblidhemi sërish për të vazhduar më konkretisht diskutimin në lidhjë me këtë, në mënyrë që gjithsecili të mund të propozojë idetë e veta për rritjen dhe zhvillimin e komunitetit të Fedora-s në vendin tonë.
Detaje
- Kur: 31 Maj 2017 @ 18:00
- Ku: Open Labs Hackerspace
- Numri i pjesëmarrësve: 13
Tema që do të diskutohen gjatë takimit
- Aktivitetet e ardhshme
- Fedora 26 Release Party
- Fedora Localization Sprint
- Fedora Meetup
- Fedora Women Day (FWD)
- Fedora Activity Day (FAD) or Fedora Hackathon (?)
- Fedora Loves Python
- Post-OSCAL dhe artikull në Fedora Community Blog
- Plotësimi në wiki të Open Labs me materiale për Fedora-n dhe aktivitet që janë bërë
- Fedora Spaces
Ndërlidhje
- Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/1694553207222273/?fref=ts
- Aktivitete të tjera: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete
Raport i eventit
E nisëm eventin "Fedora Meetup #7" me një prezantim nga gjithësecili, në mënyrë që të njiheshim më mirë me njëri-tjetrin, sidomos dhe me mikun tonë Justin W. Flory që erdhi të na bashkohej në këtë takim.
Gjatë eventit ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishin mënyrat për të pasur sa më shumë përfshirje në komunitetin lokal të Fedora-s në Shqipëri. Bisedat u përqëndruan në eventet që planifikohen të organizohen përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2017. Duke qënë se komuniteti është shumë i familjarizuar me lokalizimet dhe vazhdon të jetë një nga prioritet tona, puna do të vazhdojë në mënyrë që Fedora-n ta kemi të përkthyer në gjuhën tonë shqipe. Si rrjedhojë lokalizimet janë evente që nuk do të mungojnë në muajt në vazhdim. Po ashtu edhe meetups sepse janë një mënyrë shumë e mirë për të diskutuar mbi çështje të ndryshme që e shqetësojnë komunitetin duke parë kështu se si mund të përmirësohen. Disa nga eventet e propozuara ishin workshopet e ndryshme me tematika të ndryshme. Për momentin u propozua një workshop që ka lidhje me design dhe games. Data e propozuar për “gaming lab” ishte data 19 korrik.
Një tjetër event për të cilin diskutuam ishte Fedora Women Day 2017 (FWD). Pas suksesit të FWD 2016, këtë vit u propozua që eventi të mbahet në muajin shtator. Kjo ditë është një rast shumë i mirë për t’u njohur akoma më mirë me një nga nënprojektet e Fedora Project: Diversity Project, duke parë se si po funksionon dhe se si mund të bëhemi pjesë. Sigurisht që nuk mund të harronim "Fedora 26 Release Party", eventi ynë i preferuar ku njihemi me features të rinj të Fedora 26, bashkëbisedojmë dhe të mos harrojmë tortën tradicionale që nuk do të mungojë edhe këtë herë. Eventi mendohet të bëhet gjatë fillimit të muajit Korrik.
Fedora Spaces ishte një çështje tjetër që u prek gjatë takimit, ku me disa ndryshme të vogla që u propozuan gjatë takimit do të jetë gati për tu propozuar dhe në mbledhjet e council. Në muajin Korrik do të merren me përfundimin e propozimit të Fedora Spaces Elio, Anxhelo, Mariana dhe Jona. Në lidhje me shtimin e materialeve në wiki të Open Labs të eventeve që kemi bërë deri më tani apo dhe më shumë informacione rreth komunitetit do të merret Mariana. Ndërsa Silva shprehu dëshirën të merrej me artikullin e OSCAL në Fedora Community Blog.
Eventi zgjati rreth dy orë e gjysëm dhe pati 15 pjesëmarrës. Sigurisht që për çdo event do të shkruajmë në forum të Open Labs për të diskutuar detajet e mëtejshme. Shihemi në eventet e rradhës.