Fedora Meetup
Fedora Meetup #7
Përshkrimi
Përgjatë OSCAL u zhvillua Fedora Meetup me anëtarë të komunitetit jashtë vëndit tonë. Gjatë këtij takimi u trajtuan çështje të rëndësishme në lidhje me qasjet që duhet të ketë çdo komunitet lokal përsa i përket Fedora-s. Më datë 31 Maj 2017 në ambjentet e Open Labs mblidhemi sërish për të vazhduar më konkretisht diskutimin në lidhjë me këtë, në mënyrë që gjithsecili të mund të propozojë idetë e veta për rritjen dhe zhvillimin e komunitetit të Fedora-s në vendin tonë.
Detaje
- Kur: 31 Maj 2017 @ 18:00
- Ku: Open Labs Hackerspace
- Numri i pjesëmarrësve: 13
Tema që do të diskutohen gjatë takimit
- Aktivitetet e ardhshme
- Fedora 26 Release Party
- Fedora Localization Sprint
- Fedora Meetup
- Fedora Women Day (FWD)
- Fedora Activity Day (FAD) or Fedora Hackathon (?)
- Fedora Loves Python
- Post-OSCAL dhe artikull në Fedora Community Blog
- Plotësimi në wiki të Open Labs me materiale për Fedora-n dhe aktivitet që janë bërë
- Fedora Spaces
Ndërlidhje
- Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/1694553207222273/?fref=ts
- Aktivitete të tjera: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Aktivitete
Raport i eventit
Fedora meetup #7 si fillim nisi më një përshkrim nga të gjithë pjesëmarrësit, pasi shumë nga ata ishin të rinj dhe dhe nuk njiheshin. Më pas, një ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishin mënyrat për të pasur sa më shumë përfshirje në komunitetin lokal të Fedora-s në Shqipëri. Bisedat u përqëndruan në eventet që planifikohet të organizohen përgjatë gjysmës së dytë të 2017. Të gjithë aprovuan që puna e nisur në vitin 2015 me lokalizimet në gjuhën shqipe duhet të vazhdojë. Si rrjedhojë lokalizimet janë evente që nuk duhet të mungojnë në muajt në vazhdim. Po ashtu edhe meetups. Disa nga eventet e propozuara ishin workshop-e të ndryshme në mënyrë që të përdorim sa më shumë “features” të Fedora-s. U propozua një workshop që ka lidhje me design dhe një në lidhje me lojrat. Data e propozuar për “gaming lab” ishte data 19 korrik. Fedora Women Day 2017 (FWD) ishte eventi i rradhës për të cilin u bisedua. Pas suksesit të FWD 2016, këtë vit u propozua që eventi të mbahet në muajin shtator. Kjo ditë është një rast shumë i mirë për t’u njohur më mirë një nga nënprojektet e Fedora Project, Diversity Project. Meqenëse data e lëshimit të Fedora 26 po afron, Fedora 26 Release Party ishte eventi i rradhës për të cilin të gjithë ranë dakord që të organizohet gjysmën e parë të muajit korrik. Fedora Spaces ishte një ndër çështjet më të rëndësishme për t'u diskutuar, pasi në shkurt kur u dorëzua për herë të parë propozimi ai u refuzua. Pas kësaj u vendos që propozimi të rishikohet nga anëtarët e Fedora-s dhe të ridërgohet sërish duke u munduar që të kontrollohen edhe një herë pikat kyçe. Ky proçes do të ishte ideale të përfundonte brënda 3 muajve të ardhshëm. Fedora meetup #7 u përmbyll me 13 pjesëmarrës.