Cryptoparty Tirana 2017
Përshkrimi
CryptoPary është një lëvizje e decentralizuar me aktivitete të cilat ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është transferimi i dijeve tek sa më shumë individë për të mbrojtur veten në botën digjitale. Kjo përpjekje globale synon të prezantojë tek publiku i gjerë bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë, si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve kur navogoni në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut, rrjetet private virtuale(VPN) etj. Projekti konsiston fillimisht në një seri workshopesh të hapura dhe falas për publikun.
Për t’ju bashkuar kësaj përpjekjeje globale dhe me qëllim informimin e publikut rreth rreziqeve të botës dixhitale, rëndësisë së privatësisë online dhe ofrimin e dijeve praktike për të mbrojtur privatësinë tonë, Open Labs me mbështetje e Arjen Kamphuis dhe Ardian Haxha kane organizuar Cryptoparty Tirana
Pjesëmarrësit
Për të marrë pjesë në aktivitet është e detyrueshme që të regjistroheni online: https://eventyay.com/e/497c1d63/. Pjesëmarrja është pa pagesë, por do e vlerësonim cdo donacion për të mbështetur financiarisht komunitetin e hackerspace që të organizojmë aktivitete të tilla dhe në vijim.
Detaje
- Kur: 30.09.2017;
- Ku: Innovation Hub, Rr. Papa Gjon Pali 2, Tiranë (adresa në OSM: http://osm.org/go/xexSkNJTw?m=;
- Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
- Nevojë të marrësh laptop/tablet me vete: PO;
- Ka nevojë të kemi dije teknike rreth kriptografisë: jo detyrimisht, por dhe në qofte se ke do ishte mirë;
- Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO, nuk ka nevojë të kesh marrë pjesë në aktivitete të mëparshme.
Axhenda
Ora | Përshkrimi |
09:30 - 10.00 | Regjistrim (me username jo emrin e vërtetë) |
10:00 - 10:15 | Hyrje – çfarë do bëjmë sot, kush jemi ne? (Shqip dhe Anglisht) |
10:15 - 11:15 | Siguria kibernetike, koncepte bazike, kërcënime dhe vegla që mund të përdoren nga të gjithë (anglisht); |
11:15 - 12.30 | Diskutim i hapur dhe pyetje (shqip dhe anglisht); |
12:30 - 13.30 | Pushim për drekë |
13:30 - 16.30 | Workshop: si të përdorim shfletues të sigurt, enkriptimi i skedarëve dhe i email. Për përdoruesit me eksperiencë që kanë sjellur laptopët e vetë: Instalimi i Linux në mënyrë të sigurt. |
16:30 | Përmbledhja, ju lutemi na thoni se si ju duk dhe se çfarë mund të bëjmë më mirë herës tjetër. Duartrokitjet dhe lulet e hedhura janë të mirëpritura. |
Shënime
- Aktivitetet Cryptoparties nuk kanë karakter fitimprurës dhe nuk kanë kosto për pjesvmarrësit. Mbështetja financiare e Open Labs hackerspace ësthë më se e mirëpritur. Në qoftë se sillni ushqime dhe pije nga shtëpija juaj na ndihmoni të vazhdojmë organizimin e aktiviteteve të tilla në vijim.
- Kujdes: na vjen keq por Cryptoparty NUK është takim për të të rregulluar kompjuterin tënd Windows ose Mac PC-helpdes :)
Organizatorët
- Arjen Kaphuis
- Boris Budini
- Elio Qoshi
- Silva Arapi
- Redon Skikuli
- Jona Azizaj
Media
- Deklarata për shtyp: https://pad.openlabs.cc/p/cryptoparty-september-2017
Mbulimi mediatik
- (vendos ndërlidhje për mbulim mediatik këtu)
Materialet promocionale
* Posteri do publikohet së shpejti në Github.
Raport i eventit
Do publikohet pas aktivitetit.