Difference between revisions of "Crowdfunding Open Labs Hackerspace"

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
(crowdfunding open labs hackerspace dhe qëllimi)
(No difference)

Revision as of 17:55, 13 May 2018

Kush jemi ne

Një Hackerspace nuk është thjesht një vend ku flitet për kompjutera. Një Hackerspace është një hapësirë ku njerëzit formojnë një komunitet, ndajnë interesin e tyre të përbashkët për teknonologjinë, por më e rëndësishmja, është një hapësirë ku njerëzit mësojnë nga njëri tjetri, ndajnë dijet me njëri tjetrin. Mbi këto vlera u krijua edhe Open Labs Hackerspace në vitin 2012, e vetmja në llojin e vet në Shqiperi. Prej vitesh, komuniteti i Open Labs Hackerspace është promovuese e teknologjisë me kod burim të hapur dhe të lirë, të dhënave dhe standardeve të hapura, privatësisë online, hapësires publike, si dhe liçensace alternative. Open Labs Hackerspace ka organizuar mbi 300 evente në 6 vitet e fundit. Përgjatë viteve jemi rritur si komunitet nga një numër i vogël në një grup prej 30 anëtarësh, të cilët janë jo vetëm nga Shqipëria. Në të shkuaren, rinia shqiptare ka qenë gjithmonë aktive dhe besojmë se ajo do të kishte një impakt jo të vogël kundrejt një beteje me përgjimet masive, me dijen e mbajtur të kyçur, me zgjidhjet open source që nuk janë opsion i parë për individët dhe qeverinë. Open Labs Hackerspace ka krijuar një mjedis divers dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. 60% e komunitetit të Open Labs janë vajza, si dhe përqindja e pjesëmarrësve vajza në eventet që Open Labs organizon është shumë e lartë. Këto statistika, që ndoshta janë më të mirat në kontinent, tregojnë impaktin e mirë social që kemi në shoqëri përmes teknologjisë dhe është për t'u marrë shembull. Në mënyrë që të jemi sa më transparentë, ne duam të jemi të pavarur financiarisht dhe të vazhdojmë të kemi një skemë vendimarrjeje horizontale. Ne dëshirojmë të kemi një hapësirë të përbashkët ku njerëzit mund të vijnë të punojnë për projektet e tyre, të kodojnë, të hack-ojnë, të diskutojnë, të prezantojnë, t'ja kalojmë sa më mirë me njerë tjetrin dhe jo vetëm. Që të kemi një hapësirë të tillë, kemi nevojë për ju, kemi nevojë për të gjithë.


Qëllimi i fushates

Qëllimi i kësaj fushate është që Open Labs Hackerspace të mirëmbahet dhe të jetë e pavarur financiarisht për të pakten edhe një vit. Hackerspace ka shpenzime mujore të cilat janë shumë të vështira të përballohen me kushtet e tanishme si: qera, energji elektrike, faturat e ujit, taksat, internet etj. Përveç këtyre, Open Labs duhet të paguaje edhe financieren, këshilltarë ligjorë dhe madje fotograf për dokumentimin e eventeve tona. Në Open Labs Hackerspace, përveç të tjerave, fatkeqësisht, i mungojnë shumë hardware dhe vegla pune. Është e vështirë sepse shumica e anëtarëve dhe pjesëmarrësve të Open Labs janë studentë dhe nuk kanë mundësi financiare të paguajnë për eventet që organizojmë. Nuk kemi membership fee. Me anë të kësaj fushate, ne besojmë që do ia dalim të mirëmbajmë këtë hackerspace si dhe synojmë të krijojmë dhe implementojmë një mjedis që do e kthente Hackerspace në një hapësirë me shumë nivele. Ne kemi në plan të krijojmë një hapësirë ku mund të punohet së bashku, ku mund të bëhen takime dhe të diskutohet, ndahen ide dhe që do kemi impakt më të mirë në shoqëri. Për këtë kemi kontaktuar një interior designer për të na ndihmuar në krijimin e një hapësire që endërrojmë të kemi. Të krijosh dhe ndërtosh është e rendësishme, por mirëmbajtja e saj është po aq e rëndësishme. Ndaj, kjo fushatë do na ndihmonte jo thjesht në transformimin e hackerspace, por edhe në qëndrueshmërinë e saj. Kjo fushatë do na lejojë të vazhdojmë të ndajmë dijen tonë dhe ta bëjmë open source një domosdoshmëri për të gjithë. Ne vlerësojmë të gjithë mbështetjen e treguar ndaj nesh dhe së bashku mund t'ja dalim të arrijmë qëllimin.