Difference between revisions of "Copyleft coffee meetup"

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
(shtova imazh)
 
Line 1: Line 1:
== Përshkrimi ==
== Përshkrimi ==
Herë pas herë na ndodh të dëgjojmë rreth të drejtave të autorit, si për shembull për librat që nuk mund të fotokopjohen apo modifikohen sepse janë pronësi intelektuale e dikujt tjetër ose e kundërta kur mundësia për rishpërndarje apo riprodhim është e garantuar falë licensave 'Copyleft'.  

[[Skeda:Copyleft event.png|parapamje]]
[[Skeda:Copyleft event.png|500px|right]]

Termi Copyleft i referohet garantimit të të drejtave për të rishpërndarë dhe modifikuar pronësinë aktuale duke i atribuar të drejtën e punës krijuesit/krijuesve fillestarë. Është një praktikë e cila e bën një program ose punë të hapur duke kërkuar që dhe të gjithë versionet e modifikuara të ruajnë të njëjtën licensë të hapur me moton. Këto materiale apo punë janë pa kufizime në përdorim, por jo domosdosshmërisht falas në çmim, me moton "Free as in freedom not beer".   

Latest revision as of 10:18, 7 December 2021

Përshkrimi

Herë pas herë na ndodh të dëgjojmë rreth të drejtave të autorit, si për shembull për librat që nuk mund të fotokopjohen apo modifikohen sepse janë pronësi intelektuale e dikujt tjetër ose e kundërta kur mundësia për rishpërndarje apo riprodhim është e garantuar falë licensave 'Copyleft'.

Copyleft event.png

Termi Copyleft i referohet garantimit të të drejtave për të rishpërndarë dhe modifikuar pronësinë aktuale duke i atribuar të drejtën e punës krijuesit/krijuesve fillestarë. Është një praktikë e cila e bën një program ose punë të hapur duke kërkuar që dhe të gjithë versionet e modifikuara të ruajnë të njëjtën licensë të hapur me moton. Këto materiale apo punë janë pa kufizime në përdorim, por jo domosdosshmërisht falas në çmim, me moton "Free as in freedom not beer".

Parimet e Copyleft mbi lirinë e programeve kompjuterike apo punëve të ndryshme përfshijnë:

  • Lirinë për ta përdorur punën
  • Lirinë për ta studiuar dhe analizuar punën
  • Lirinë për ta kopjuar dhe për ta ndarë me të tjerë
  • Lirinë për ta modifikuar dhe rishpërndarë si variant alternativ

Gjatë takimit tonë në Open Labs do diskutojmë rreth Copyleft, licensave të hapura dhe domainin publik. Bashkohuni të mërkurën për një bashkëbisedim për të ndarë opinionet dhe njohuritë mbi pronësinë intelektuale dhe atë publike.

Kush mund të marrë pjesë

Kushdo që ka dëshirë të mësojë dhe diskutojë rreth licensave të hapura.

Detaje

  • Kur: 08.12.2021 @ 18:00
  • Ku: Open Labs Hackerspace (mos harroni maskën)

Lidhje të jashtme

Raport i eventit

TBA