Bustracker dhe bookmarketplace
Rreth Hackerspace Albania
Hackerspace Albania apo si i referohen shkurt HSA është një komunitet i ri në Shqipëri i dedikuar për edukimin në fushat e lidhura me teknologjisë. Fokusi kryesor janë punëtoritë (workshops) praktike dhe projekte me komunitetin të zhvilluara bashkërisht online apo fizikisht. Për të zhvilluar më shumë takime dhe aktivitete Hackerspace Albania bashkëpunon me Open Labs për shfrytëzimin e ambjenteve sa herë që është e nevojshme.
Projekte tona
Dy nga projektet të cilat po punon tani komuniteti i HSA janë:
- Bus tracker
Bus tracker është një aplikacion i ndërtuar me Python. Qëllimi është vendosja e informacioneve për linjat e autobusave dhe monitorimi i pozicionit të tyre aktual.
- Book marketplace
Ky projekt synon krijimin e një "treg" online ose thënë ndryshe një aplikacion për shit-blerje të librave. Teknologjitë e përdorura për projektin janë React për pjesën frontend dhe Django për pjesën backend të aplikacionit.
Takime
- 01.05.2021 @ 11:30 në Open Labs
Lidhje të tjera
- Website: hackerspacealbania.al
- GitHub: https://github.com/HackerspaceAlbania/