Difference between revisions of "Bordi Keshillues"

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search
m
m (shtova permbajtjen e bordit keshillues)
Line 1: Line 1:
Kjo është faqja ku prezantohet Bordi Këshillues i Open Labs, si dhe detaje rreth aktiviteteve organit këshillues komunitetit. Për lexuar [[rregullore ligjore e Open Labs|rregulloren ligjore të Open Labs]] [[Rregullore ligjore e Open Labs|kliko këtu]].  
Bordi Këshillues (shkurt BK) është organi këshillues i Open Labs, i cili ka si detyrë dhe mision ndihmojë anëtarët në marrjen e vendimeve strategjike, ndjekjen dhe zhvillimin e projekteve të cilat synojnë të sjellin progres në përhapjen e kulturës së hapur jo vetëm lokalisht, por edhe më gjerë. Çdo anëtar i BK do duhet të ketë mundësinë që të ofrojë opinione, këshilla dhe konsulencë që të arrijmë qëllimet tona si Open Labs duke dedikuar kohë të mjaftueshme në këtë angazhim. Nga ana tjetër, BK ka në fokus veprimtarinë në nivel macro në respekt dhe të kohës së limituar të anëtarëve të BK, por dhe me qëllim që anëtarët dhe komuniteti OL të kenë hapësirë të angazhohen në aktivitete të së përditshmes, si për shembull mirëmbajtja e hackerspace, dokumentacioni ligjor e financiar etj. Bordi Këshillues përbëhet nga individë të cilët kanë një eksperiencë të gjatë me projekte të ndryshme të cilat janë të lidhura me misionin e organizatës, apo individë që kanë një ekspertizë të lartë në një nga këto fusha. Individët anëtarë të BK janë anëtarët aktiv nga komunitetet përkatëse që kanë në fokus free open source software, privatësinë online, dhënat e hapura dhe domeinin publik.  
Anëtarëve të Bordit Këshillues nuk i ofrohet kompensim financiar dhe angazhohen si tillë [https://en.wikipedia.org/wiki/Pro_bono pro bono].
BK është një organ i rëndësishëm i komunitetit dhe anëtarëve Open Labs, por nuk ka vendimarrje finale mbi çështjet e parashtruara nga BK. Anëtarët e BK propozohen nga anëtarët e Open Labs, të cilët me votë unanime vendosin nëse një individi do ti propozohet që bëhet pjesë e BK. Megjithatë, anëtarët e Open Labs marrin me seriozitetin maksimal të gjitha propozimet e BK si dhe i përgjigjen pyetjeve dhe komenteve nga çdo anëtar i BK.
Anëtarë të bordit këshillues nuk mund të jenë kompani, pasi këto të fundit kanë qëllim përfitimin financiar, që bie në kundërshtim me qëllimin kryesor të Open Labs që ka qenë është dhe do jetë ndarja në shoqëri e kulturës dhe teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, privatësia online si dhe fuqizimi i domeinit publik dhe licensave të hapura si Creative Commons. Gjithashtu, e njëjta gjë vlen dhe për institucionet qeveritare që kanë vendimarrje në nivel qeverisjeje vendore apo qendrore brenda dhe jashtë Rep. së Shqipërisë.  


Anëtarët aktualë të Bordi Këshillues në rend alfabetik:
===Kriteret për pranim të një individi në Advisory Board janë si më poshtë===
* të respektojnë [https://wiki.openlabs.cc/faqja/Kodi_i_mir%C3%ABsjelljes kodin tonë të mirësjelljes];
* kontribut të vërtetueshëm në një nga fushat e interesit të Open Labs (dhe jo detyrimisht në Shqipëri);
* të ketë dije rreth mënyrës se si funksionon komuniteti ynë (e rëndësishme);
* kontribut të vërtetueshëm në komunitetin tonë (jo e detyrueshme);
 
===Struktura dhe aktiviteti i Bordit Këshillues===
* BK komunikon me anëtarët e OL nëpërmjet kanaleve të dedikuara të komunikimit (mailing list, IRC/chat etj);
* një herë në vit BK dhe anëtarët e OL organizojnë një mbledhje virtuale (në video call) për të biseduar për çështje dhe tema të paracaktuara më parë;
* të gjitha propozimet e BK bisedohen dhe analizohen nga anëtaret e OL në një apo më shumë nga mbledhjet mujore të anetarëve;
* anëtarët e OL në vijim duhet të angazhohen që të japin përgjigje për të gjitha temat e parashtruara nga BK dhe të marrin angazhimet përkatëse;
* anëtarësimi i BK është i vlefshëm për një periudhë 12 mujore, ndërkohë që vendimi për rinovim të anëtarësimit të çdo anëtari të BK merret në takimin e fundit të vitit të anëtarëve të OL.
 
===Konfidencialiteti===
Në shumë raste bisedat në listat private të komunikimit lidhen me çështje sensitive si fushata hacktivismi apo raste të tjera ku përmbajtja e akiviteteve nuk duhet të publikohet deri në një datë të caktuar. Gjithashtu, bisedat midis anëtarët e BK dhe anëtarëve të OL mund të kenë opinione personale që anëtarët e listës nuk ndjehen rehat të jenë publike. Për këtë anëtarët e Open Labs konsiderojnë që komunikimi në listat private të komunikimit të mos publikohen nga anëtarët e listave pa dakortësinë e anëtarëve të listave në fjalë. 
 
===Anëtarët aktualë të Bordi Këshillues në rend alfabetik:===
* (do shtohet së shpejti);
* (do shtohet së shpejti);
* (do shtohet së shpejti);
* (do shtohet së shpejti);

Revision as of 17:16, 9 March 2019

Bordi Këshillues (shkurt BK) është organi këshillues i Open Labs, i cili ka si detyrë dhe mision të ndihmojë anëtarët në marrjen e vendimeve strategjike, ndjekjen dhe zhvillimin e projekteve të cilat synojnë të sjellin progres në përhapjen e kulturës së hapur jo vetëm lokalisht, por edhe më gjerë. Çdo anëtar i BK do duhet të ketë mundësinë që të ofrojë opinione, këshilla dhe konsulencë që të arrijmë qëllimet tona si Open Labs duke dedikuar kohë të mjaftueshme në këtë angazhim. Nga ana tjetër, BK ka në fokus veprimtarinë në nivel macro në respekt dhe të kohës së limituar të anëtarëve të BK, por dhe me qëllim që anëtarët dhe komuniteti OL të kenë hapësirë të angazhohen në aktivitete të së përditshmes, si për shembull mirëmbajtja e hackerspace, dokumentacioni ligjor e financiar etj. Bordi Këshillues përbëhet nga individë të cilët kanë një eksperiencë të gjatë me projekte të ndryshme të cilat janë të lidhura me misionin e organizatës, apo individë që kanë një ekspertizë të lartë në një nga këto fusha. Individët anëtarë të BK janë anëtarët aktiv nga komunitetet përkatëse që kanë në fokus free open source software, privatësinë online, të dhënat e hapura dhe domeinin publik. Anëtarëve të Bordit Këshillues nuk i ofrohet kompensim financiar dhe angazhohen si të tillë pro bono. BK është një organ i rëndësishëm i komunitetit dhe anëtarëve Open Labs, por nuk ka vendimarrje finale mbi çështjet e parashtruara nga BK. Anëtarët e BK propozohen nga anëtarët e Open Labs, të cilët me votë unanime vendosin nëse një individi do ti propozohet që të bëhet pjesë e BK. Megjithatë, anëtarët e Open Labs marrin me seriozitetin maksimal të gjitha propozimet e BK si dhe i përgjigjen pyetjeve dhe komenteve nga çdo anëtar i BK. Anëtarë të bordit këshillues nuk mund të jenë kompani, pasi këto të fundit kanë qëllim përfitimin financiar, që bie në kundërshtim me qëllimin kryesor të Open Labs që ka qenë është dhe do jetë ndarja në shoqëri e kulturës dhe teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, privatësia online si dhe fuqizimi i domeinit publik dhe licensave të hapura si Creative Commons. Gjithashtu, e njëjta gjë vlen dhe për institucionet qeveritare që kanë vendimarrje në nivel qeverisjeje vendore apo qendrore brenda dhe jashtë Rep. së Shqipërisë.

Kriteret për pranim të një individi në Advisory Board janë si më poshtë

  • të respektojnë kodin tonë të mirësjelljes;
  • kontribut të vërtetueshëm në një nga fushat e interesit të Open Labs (dhe jo detyrimisht në Shqipëri);
  • të ketë dije rreth mënyrës se si funksionon komuniteti ynë (e rëndësishme);
  • kontribut të vërtetueshëm në komunitetin tonë (jo e detyrueshme);

Struktura dhe aktiviteti i Bordit Këshillues

  • BK komunikon me anëtarët e OL nëpërmjet kanaleve të dedikuara të komunikimit (mailing list, IRC/chat etj);
  • një herë në vit BK dhe anëtarët e OL organizojnë një mbledhje virtuale (në video call) për të biseduar për çështje dhe tema të paracaktuara më parë;
  • të gjitha propozimet e BK bisedohen dhe analizohen nga anëtaret e OL në një apo më shumë nga mbledhjet mujore të anetarëve;
  • anëtarët e OL në vijim duhet të angazhohen që të japin përgjigje për të gjitha temat e parashtruara nga BK dhe të marrin angazhimet përkatëse;
  • anëtarësimi i BK është i vlefshëm për një periudhë 12 mujore, ndërkohë që vendimi për rinovim të anëtarësimit të çdo anëtari të BK merret në takimin e fundit të vitit të anëtarëve të OL.

Konfidencialiteti

Në shumë raste bisedat në listat private të komunikimit lidhen me çështje sensitive si fushata hacktivismi apo raste të tjera ku përmbajtja e akiviteteve nuk duhet të publikohet deri në një datë të caktuar. Gjithashtu, bisedat midis anëtarët e BK dhe anëtarëve të OL mund të kenë opinione personale që anëtarët e listës nuk ndjehen rehat të jenë publike. Për këtë anëtarët e Open Labs konsiderojnë që komunikimi në listat private të komunikimit të mos publikohen nga anëtarët e listave pa dakortësinë e anëtarëve të listave në fjalë.

Anëtarët aktualë të Bordi Këshillues në rend alfabetik:

  • (do shtohet së shpejti);
  • (do shtohet së shpejti);
  • (do shtohet së shpejti);
  • (do shtohet së shpejti);
  • (do shtohet së shpejti).