Arkitektura e Tiranës në Wikimedia Commons

From Open Labs Hackerspace
Revision as of 13:22, 29 July 2019 by Rskikuli (talk | contribs) (→‎Data dhe ora: shtova nderlidhje per https://preservingtirana.city/)
(diff) ← Older revision | Latest revision (diff) | Newer revision → (diff)
Jump to navigation Jump to search

Ky është aktiviteti pasues i eventit fillestar 'ArchitecTour' i realizuar si bashkëpunim i iniciatives Photowalk me iniciativën PreservingTirana. Në ditën e parë të projektit u realizua një tour me një grup pjesëmarrësish, nga sfera të ndryshme, duke vizituar ndërtesat me ikonike të Tiranës si dhe një seri ndërtesash të braktisura, me vlera historike dhe arkitektonike. Gjatë aktivitetit u ndanë shumë informacione dhe u realizuan shumë foto. Ndërkohë eventi i dytë pasues që do zhvillohet në ambientet e Open Labs hackerspace, konsiston në organizimin e një puntorie (workshopi) me qëllim hedhjen e të gjithë materialit fotografik të siguaruar gjatë këtij touri arkitekture, në platformën Wikimedia Commons. Pjesëmarrësit do kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth rëndësine e platformës Wikimedia Commons dhe si të kontribuojnë aty, duke dhënë njëkohësisht kontributin e tyre në dokumentimin fotografik të këtyre ndërtesave me rëndësi të veçantë për qytetin e Tiranës.

Detaje

  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Ka nevojë të kemi dije teknike paraprakte: JO.

Data dhe ora

  • 30.07.2019 @ 18:00

Ndërlidhje

Organizatorët

  • Photo Walk Tirana & Preserving Tirana