Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri 2017

Nga Open Labs Wiki
Shko tek: lundrim, kërko
This page contains changes which are not marked for translation.

Fushata: pyet Partitë Politike në zgjedhjet e vitit 2017 në Republikën e Shqipërisë
Kjo fushatë është frymëzuar dhe ripërdor infrastrukturën e fushatave të iniciuara nga Free Software Foundation Europe. Ju mund të gjeni detaje këtu: https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/askyourcandidates.en.html

Qëllimi i fushatës
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të datës 25.06.2017 komuniteti ynë pyet subjektet politike që marrin pjesv në zgjedhje rreth qasjes së tyre rreth platformave dhe kulturës me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënave të hapura, privatësisë në rrjet lirinë e qasjes së qytetarëve në rrjet etj. Përgjigjet ose dhe mosreagimi i partive politike publikohet në këtë faqe dhe në vijim i komunikohet mediave.

Pyetjet drejt partive

Më poshtë dokumentohet emaili i dërguar dhe pyetjet e propozuara kundrejt partive politike (bazuar pjesvrisht këtu):

Të nderuar,

Fillimisht urojmë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kemi një proces sa më demokratik dhe të drejtë për të gjitha forcat politike dhe sigurisht për partinë tuaj. Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë, komuniteti ynë dëshiron të informohet rreth qasjes së partisë suaj për sa i përket tematikave dhe pyetjeve të mëposhtme. Ky proces ka rëndësi të ve çantë për komunitetin tonë, pasi reagimi juaj do na ndihmojë që të bëjmë zgjedhjen tonë në datë 25 qershor bazuar në programin dhe qasjen tuaj ndaj tematikave që na shqetësojnë.

> fillimi i pyetjeve

1. Përdorimi i programeve free open source në administratë

  • Planifikoni që të promovoni përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) në administratë? Në qoftë se po, si planifikoni që të bëni diçka të tillë?
  • A do iniciojë subjekti juaj politik një ligj të dedikuar që imponon përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) nga administrata publike?
  • Planifikoni që të promovoni interesat e bizneseve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë ose/dhe përdorin në Shqipëri softuer kompjuterik me kodburim të lirë dhe të hapur? Në qoftë se po, si planifikoni të bëni dicka të tillë?

2. Evitimi i monopoleve në teknologji

  • Programet dhe sistemet kompjuterike me kodburim jo të lirë (jo në çmim, por në lirinë që ofrojnë për përdoruesit) modifikohen vetëm me lejen e pronarit të softuerit, pra kompanisë që ka copyright-in e programit kompjuterik. Ky kufizim ka zhvilluar monopole, oligopole dhe kartele të shërbimeve/platformave kompjuterike si dhe një varësi absolute nga shitësit e sistemeve me kodburim të mbyllur (proprietary software) në sektorin publik dhe privat. A keni ndërmend të veproni në mandatin tuaj të ardhshëm kundër monopoleve ekzistuese të shërbimeve të kësaj natyre?

3. Respektimi i Standarteve të Hapura të TIK në administratë

  • Respektimi rigoroz i Standardeve të Hapura në TIK në sektorin publik mundëson konkurrencë më të drejtë midis pjesëmarrësve në tendera të institucioneve publike. E thënë kjo, a jeni dakort me definicionin e Standarteve të Hapura publikuar nga Free Software Foundation Europe fsfe.org/activities/os/def.html?
  • Planifikoni të punoni për të arritur respektimin e rreptë të Standardeve të Hapura në sektorin publik? Nëse po, si keni planifikuar që ta arrini këtë?

4. Free open source në arsim

  • A ka planifikuar partia juaj që të promovojë përdorimin e softuerit me kodburim të lirë dhe të hapur në arsimin publik?
  • A ka për qëllim subjekti juaj të promovojë mësimin e aftësive të transferueshme në ICT, në vend të promovimit të një produkti ose certifikate dijesh të kompanive private specifike?
  • A do evitojë subjekti juaj politik aktivitetet promocionale të kompanive softuerike që kanë si qëllim edukimin e brezit të ardhshëm me produkte kompanish dhe jo me koncepte dhe parime teknologjike?

5. Mospërdorimi i softuerit jo të lirë në website qeveritare

  • Shumë institucione të sektorit publik reklamojnë dhe përdorin softuer jo të lirë (proprietary software) në uebfaqet e tyre, si për shëmbull "Adobe Reader", "Microsoft Word", Content Management System me kodburim të mbyllur (jo free open source) ose shërbime cloud nga kompani si "Google" që nuk respektojnë privatësinë e qytetarëve. Cili është mendimi juaj për praktika të tilla, dhe a keni një plan specifik për këtë çështje?

6. Opinion rreth përgjimeve masive elektronike

  • Gjatë dekadës së fundit janë shtuar dyshimet por dhe është vërtetuar nga Edward Snowden (dhe jo vetëm) që qeveritë në pushtet kanë implementuar mekanizma të përgjimit elektronik masiv ose/dhe të pajustifikuar kundrejt qytetarëve. Duke ju kujtuar që përgjimi masiv elektronik është në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe shkel të drejtën themelore të privatësisë, cila do ishte qasja e partisë suaj për përgjimet elektronike masive?
  • Cila do jetë qasja e subjektit tuaj kundrejt teknologjive dhe platformave që rrisin privatësinë e qytetarëve si për shembull enkriptimi i komunikimeve elektronike?
  • Planifikoni që institucionet arsimore publike të edukojnë të rinjtë me praktika mbrojtjeje kundër përgjimit masiv duke i përfshirë këto dije në kurrikula?

7. Liria e Panoramës

  • Liria e Panoramës ofrohet nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU, por jo nga legjislacioni Shqiptar i të drejtës së autorit. Mungesa e Lirisë së Panoramës (wikipedia.org/wiki/Freedom_of_panorama) në vendin tonë ka sjellë si pasojë që për shumë monumente, foto apo skulptura në vende publike dhe të financuara nga buxheti i taksapaguesve për krijimin e tyre, kërkohet që t'i merret leje autorit për të nxjerrë foto dhe ngarkuar/shpërndarë këto foto në internet në website si Wikipedia etj. Si mendoni ta rregulloni Lirinë e Panoramës për ambientet publike apo/dhe objekte të financuara nga buxheti i shtetit që kushdo të ketë lirinë që do të shpërndajë këto materiale në internet?
  • Planifikoni që të ndryshoni ligjin e të drejtës së autorit që të kemi Freedom of Panorama dhe në Shqipëri?

8. Të dhënat e hapura (Open Data)

  • Të dhënat e hapura (open data) ashtu sic ato përkufizohen (opendefinition.org/od/1.1/sq) fuqizojnë transparencën e subjekteve publike por dhe lehtësojnë qytetarët, institucionet dhe bizneset në aksesin, përdorimin dhe ndarjen e informacionit në mënyrën më të lehtë të mundshme. Mbi të gjitha janë dhe një detyrim i institucioneve ndaj taksapaguesve pasi përbëjnë informacion publik që duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe i përdorueshëm nga të gjithë. A ka planfikuar subjekti juaj politik që të propozojë dhe implementojë politika që imponojnë publikimin e të dhënave publike qeveritare në format të hapur (open data)? Në qoftë se po, cilat do jenë hapat konkrete në këtë fushë?

9. Censura e informacionit ne internet

  • Shumë qeveri që janë karakterizuar si jodemokratike kanë bllokuar aksesin në informacion të publikuar në internet. Cila do jetë qasja e subjektit tuaj për këtë cështje?
  • Planifikon partia juaj që të censurojë ose të sulmojë platforma dhe teknologji si shfletuesi TOR apo website që ofrojnë anonimitet sic janë website-et e tipit .onion?

10. Siguria e komunikimeve të zyrtarëve të qeverisë lokale ose qendrore

  • Shumë prej zyrtarëve të lartë në vendin tonë përdorin shërbime webmail ose/dhe platforma të tjera komunikimi si Gmail, Hotmail, WhatsApp etj që nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme. Ndërkohë, enkriptimi i komunikimit, që do mbronte informacionin, është një proces pothuajse i panjohur për administratën. Cila do jetë qasja e partisë suaj rreth imponimit të standarteve të rrepta të sigurisë së komunikimit të zyrtarëve të të gjitha niveleve duke evituar platforma që administrohen nga kompani me interesa jashtë vendit tonë dhe (më e rëndësishme) me kodburim të mbyllur?

> mbarimi i pyetjeve

Në vijim të fushatës komuniteti ynë do sigurohet që të shpërndajë përgjigjet dhe reagimet e subjekteve politike në mediat lokale si dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, në bashkëpunim me programin Join Up të Komisionit Evropian (https://joinup.ec.europa.eu/), Free Software Foundation Europe, Creative Commons, dhe Wikimedia Foundation do publikojmë rezultatet e përgjigjeve tuaja dhe në kanalet e tyre të komunikimit duke prezantuar kështu dhe në nivel Evropian qasjen e partisë suaj dhe forcave të tjera politike në Shqipëri për këto çështje. Tematikat e mësipërme konsiderohen shumë të rëndësishme në epokën tonë ku informacioni elektronik dhe mënyra e shpërndarjes së tij përbën një element të rëndësishëm të zhvillimit dhe përparimit të çdo vendi demokratik.

Rreth Open Labs Ne jemi një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse, e regjistruar në gjykatën e Tiranës, që promovojmë iniciativa free libre open source që prej vitit 2012 duke u bazuar në vendimarrje konsensuale dhe horizontale. Open Labs organizon aktivitete të përjavshme si workshops, videoprojeksione, prezantime dhe organizon OSCAL, konferencën ndërkombëtare për teknologjitë open source me mbi 350 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni. Linux, Wikipedia, LibreOffice, Mozilla, OpenStreetMap dhe WordPress janë vetëm disa prej projekteve që janë në fokusin e komunitetit tonë bashkë me iniciativa të tjera free open source. Qëllimi kryesor i Open Labs është promovimi i teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source), i privatësisë online, i licensave alternative të së drejtës së autorit si Creative Commons dhe fuqizimi i domeinit publik.

Duke ju falenderuar paraprakisht, mbetemi në pritje të përgjigjes nga ana juaj,

Statusi i përgjigjeve të partive politike

Rradha e partive është bazuar në listën zyrtare të KQZ

Emri i subjektit politik Posta elektronike Lideri politik Statusi
Lëvizja Socialiste për Integrim info (at) lsi.al Petrit Vasili u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Socialiste e Shqipërisë info (at) ps.al Edi Rama ka përgjigje si më poshtë
Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
Sfida për Shqipërinë info (at) sfidapershqiperine.com (u dërgua në email alternativ pas komunikimit) Hektor Ruci u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Republikane Shqiptare info (at) prsh.al Fatmir Mediu u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Demokratike info (at) pd.al Lulzim Basha u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar info (at) pbdksh.al Eduard Ndocaj u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Aleanca Demokristiane aleancademokristiane (at) gmail.com Zef Bushati u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
Aleanca Demokratike Eduart Abazi
Fryma e re Demokratike info (at) frd.al Bamir Topi u dërgua email - nuk ka përgjigje
Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet info (at) pdiu.al Shpëtim Idrizi u dërgua email - nuk ka përgjigje
Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
Aleanca Popullore për Drejtësi info (at) apd.al & apdalbania (at) gmail.com Bilal Kola u dërgua email - nuk ka përgjigje
Lista e Barabartë ide (at) libra.al Ben Blushi u dërgua email - ka përgjigje si më poshtë

Burimi: http://www.cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-p%C3%ABr-Kuvend/Zgjedhjet-2017/SUBJEKTET-ZGJEDHORE

Përgjigjet e partive

Nga të gjitha partitë që janë kontaktuar vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë dh Lista e Barabartë (LIBRA) u përgjigjën pyetjeve që komuniteti ynë dërgoi. Më poshtë përgjigjet e detajuara:

Partia Socialiste e Shqipërisë

1. Përdorimi i programeve free open source në administratë

  • Planifikoni që të promovoni përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) në administratë? Në qoftë se po, si planifikoni që të bëni diçka të tillë?
  • A do iniciojë subjekti juaj politik një ligj të dedikuar që imponon përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) nga administrata publike?
  • Planifikoni që të promovoni interesat e bizneseve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë ose/dhe përdorin në Shqipëri softuer kompjuterik me kodburim të lirë dhe të hapur? Në qoftë se po, si planifikoni të bëni dicka të tillë?
    • Dëshirojmë të informojmë se nga ana e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, është iniciuar projektligji “Për e-qeverisjen”. Ky projektligj ka qenë në proces konsultimi me grupe të ndryshme të interesit nga muaji shkurt ikëtij viti. Në fazën e parë të konsultimeve janë bërë takime dhe janë marrë sugjerime edhe nga komuniteti i biznesit IT. Sugjerimet e dhëna nga komuniteti IT dhe nga aktorë të tjerëjanë konsideruar në projektligj dhe një pjesë do të plotësohen me kuadrin nënligjor që projektligji parashikon. Aktualisht projektligji “Për e-qeverisjen” është në një proces të dytërishikimi me qëllim reflektimin e sugjerimeve dhe komenteve tëmarra nga disa institucione dhe vijuar më pas me procedurat e miratimit te tij.
    • Në lidhje me burimet e hapura, informojmë se projektligji e parashikon këtë në dispozita të vecanta dhe e vendos si parim të rëndësishëm në zhvillimin e e-qeverisjes sikurse jepet më poshtë:
    • Me qëllim reduktimin e kostove si dhe promovimin e zhvillimit të ekonomisë së të dhënave, autoritetet publike në ofrimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike udhëhiqen nga parimi i përdorimit të “burimeve të hapura” si dhe ofrimi i “të dhënave të hapura” sipas përcaktimeve të këtij ligji.
    • Gjithashtu projektligji parashikon plotësimin me akte nënligjore zbatimin e këtij parimi. Në hartimin e të tyre, ne do mbështetemi në praktikat e mira europiane.

2. Evitimi i monopoleve në teknologji

  • Programet dhe sistemet kompjuterike me kodburim jo të lirë (jo në çmim, por në lirinë që ofrojnë për përdoruesit) modifikohen vetëm me lejen e pronarit të softuerit, pra kompanisë që ka copyright-in e programit kompjuterik. Kykufizim ka zhvilluar monopole, oligopole dhe kartele të shërbimeve/platformave kompjuterike si dhe një varësi absolute nga shitësit e sistemeve me kodburim të mbyllur (proprietary software) në sektorin publik dhe privat. A keni ndërmend të veproni në mandatin tuaj të ardhshëm kundër monopoleve ekzistuese të shërbimeve të kësaj natyre?
    • Zhvillimi i konkurencës së ndershme dhe krijimi i hapësirave promovuese për zhvillime inovatore, janë në parimet thelbësore të rregulluara me ligj. Nga ana jonë do të bëhet kujdes për respektimin e këtyre kerkesave ligjore, përmes monitorimit tëkujdesshëm me strukturat përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

3. Respektimi i Standarteve të Hapura të TIK në administratë

  • Respektimi rigoroz i Standardeve të Hapura në TIK në sektorin publik mundëson konkurrencë më të drejtë midis pjesëmarrësve në tendera të institucioneve publike. E thënë kjo, a jeni dakort me definicionin e Standarteve të Hapura publikuar nga Free Software Foundation Europe fsfe.org/activities/os/def.html?
  • Planifikoni të punoni për të arritur respektimin e rreptë të Standardeve të Hapura në sektorin publik? Nëse po, si keni planifikuar që ta arrini këtë?
    • Ndajmë të njëjtim mendim me ju, për faktin që respektimi istandardeve të hapura mundëson konkurrencë më të drejtë.Projektligji për e-qeverisjen, parashikon miratimin e standardeve TIK me Vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu synohetrritja e performancës së projekteve TIK përmes miratimit tëstandardeve për projektet TIK me akte nënligjore, supervizimit dhe auditimit të tyre me ekspertë të certifikuar. Kërkesat për ndërveprimin dhe harmonizimin me Kuadrin Europian tëNderveprimit që referohen në fsfe.org/activities/os/def.html, janë të parashikuara në këtë kuadër.
    • Në lidhje me standardet TIK për prokurimet publike, ju informojmë gjithashtu se është parashikuar zbatimi i Rregulloressë BE-së, Nr. 1025/2012, “Mbi Standardizimin Europian” qëparashikon dhe kërkesa specifike për standardizimin TIK nëprokurimet publike me qëllim realizimin e ndërveprueshmërisë(EIF).
    • Këto janë disa nga zhvillimet e pritshme në këtë fushë. Për mëtepër institucioni i MIAP është në konktakt dhe ndjekje tëvijueshme të zhvillimeve që ndodhin në vendet e Bashkimit Europian dhe në botë në fushën e TIK, po ashtu me diskutimet dhe zhvillimet që bëhen në nivelin e ekspertëve të TIK për zhvillime të reja me qëllim adoptimin e praktikave të mira nëvend.

4. Free open source në arsim

  • A ka planifikuar partia juaj që të promovojë përdorimin e softuerit me kodburim të lirë dhe të hapur në arsimin publik?
  • A ka për qëllim subjekti juaj të promovojë mësimin e aftësive të transferueshme në ICT, në vend të promovimit të një produkti ose certifikate dijesh të kompanive private specifike?
  • A do evitojë subjekti juaj politik aktivitetet promocionale të kompanive softuerike që kanë si qëllim edukimin e brezit të ardhshëm me produkte kompanish dhe jo me koncepte dhe parime teknologjike?
    • Ne lidhje me free open source ne arsim, zhvillimet ne fushen e-edukimi eshte pjese e rendesishme e zhvillimit dhe programeve tone.

5. Mospërdorimi i softuerit jo të lirë në website qeveritare

  • Shumë institucione të sektorit publik reklamojnë dhe përdorin softuer jo të lirë (proprietary software) në uebfaqet e tyre, si për shëmbull "Adobe Reader", "Microsoft Word", Content Management System me kodburim të mbyllur (jo free open source) ose shërbime cloud nga kompani si "Google" që nuk respektojnë privatësinë e qytetarëve. Cili është mendimi juaj për praktika të tilla, dhe a keni një plan specifik për këtë çështje?
    • Respektimi i privatesise se perdoruesve ne komunikimet elektronike eshte nje detyrim ligjor I cdo ofruesi sherbimesh imirerregulluar ne legjislacionin shqiptar. Po ashtu ka institucione te ngritura per mbikqyrjen e respektimit te ketyre detyrimeve ligjore ku cdo qytetar, biznes ka te drejte te ankohet dhe te kerkoje respektimin e tyre.
    • Ne jemi te ndergjegjshem qe zhvillimet e vrullshme teknologjike, perdorimi masiv i teknologjise jane shoqeruar kudo me sfida te reja ne vecanti ne aspektin e sigurise dhe privatesise ne komunikime. Ne ju informojme se fundmi eshte miratuar nje ligj i ri per sigurine kompjuterike dhe infrastukturat kritike te informacionit. Ne kemi filluar punen per zbatimin e ketij ligji me strukturat pergjegjese. Ne programin e qeverise eshte fuqizimi i kapaciteteve per zbatimin e duhur te masave te sigurise dhe po ashtu e rendesishme eshte parashikimi i masave per rritjen e ndergjegjsimit dhe aftesive TIK per kedo.

6. Opinion rreth përgjimeve masive elektronike

  • Gjatë dekadës së fundit janë shtuar dyshimet por dhe është vërtetuar nga Edward Snowden (dhe jo vetëm) që qeveritë në pushtet kanë implementuar mekanizma të përgjimit elektronik masiv ose/dhe të pajustifikuar kundrejt qytetarëve. Duke ju kujtuar që përgjimi masiv elektronik është në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe shkel të drejtën themelore të privatësisë, cila do ishte qasja e partisë suaj për përgjimet elektronike masive?
  • Cila do jetë qasja e subjektit tuaj kundrejt teknologjive dhe platformave që rrisin privatësinë e qytetarëve si për shembull enkriptimi i komunikimeve elektronike?
  • Planifikoni që institucionet arsimore publike të edukojnë të rinjtë me praktika mbrojtjeje kundër përgjimit masiv duke i përfshirë këto dije në kurrikula?
    • Sikurse shpjeguam më lart, zhvillimet e vrullshme teknologjike, përdorimi masiv i teknologjisë janë shoqëruar me sfida të reja nëvecanti në aspektin e sigurisë dhe privatësisë në komunikime. Aktualisht në kemi një rregullim specifik ligjor për cështjet e konfidencialitetit në komunikimet elektronike dhe ndalimin e përgjimeve të paligjishme. Legjislacioni ynë ka të reflektuar praktikën e BE-së për privatësinë në komunikimet elektronike. Për shkak tëzhvillimeve teknologjike dhe në vecanti në cloud computing, Bashkimi Europian ka miratuar një rregullore të re për Mbrojtjen e të Dhënave personale që i fillon efektet nga 2018. Gjithashtu është duke rishikuar rregullat për privatësinë nëkomunikimet elektronike me qëllim harmonizmin me rregulloren e re për Mbrojtjen e të Dhënave personale. Nëprogramin tonë ne do ndërmarrim përmirësimet e duhura ligjore për të rritur Mbrojtjen dhe sigurinë në fushën e TIK bazuar nëpraktikën e BE-së.
    • Ndajmë të njëjtin opinion se ndërgjegjësimi në këtë fushë ështëshumë i rëndësishëm, ndaj përmirësimi i kurrikulave dhe pasurimi i tyre me elemente të reja edukuese do ketë vëmendjen e vazhdueshme nga ana jonë.

7. Liria e Panoramës

  • Liria e Panoramës ofrohet nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU, por jo nga legjislacioni Shqiptar i të drejtës së autorit. Mungesa e Lirisë së Panoramës (wikipedia.org/wiki/Freedom_of_panorama) në vendin tonë ka sjellë si pasojë që për shumë monumente, foto apo skulptura në vende publike dhe të financuara nga buxheti i taksapaguesve për krijimin e tyre, kërkohet që t'i merret leje autorit për të nxjerrë foto dhe ngarkuar/shpërndarëkëto foto në internet në website si Wikipedia etj. Si mendoni ta rregulloni Lirinë e Panoramës për ambientet publike apo/dhe objekte të financuara nga buxheti i shtetit që kushdo të ketë lirinë që do të shpërndajë këto materiale në internet?
  • Planifikoni që të ndryshoni ligjin e të drejtës së autorit që të kemi Freedom of Panorama dhe në Shqipëri?
    • Ligji i ri për të Drejten e autorit, no. 35/2016, ka transpozuar midis të tjerash dhe direktivën 2001/29/EC “mbi harmonizimin e disa aspekteve të se drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura mbi shoqërinë e informacionit” duke garantuar sigurine ligjore për mbrojtjen e të drejtave të autorit ne Internet.
    • Liria e panoramës që ngrihet si shqetësim nga ana juaj, referuar eksperiencave botërore, përfshirë dhe ato të vendeve të BE-sërezulton të jetë e ndryshme. Aktualisht BE është në proces reformimi të rregullave të IPR në Internet. Ne mendojmë se para konkluzionit për nevojen e ndryshimit ligjor (ligjit nr. 35/2016) duhet bërë një analizë e zbatimit të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi në shtator 2016, dhe mëpas të vlerësohet ku duhen bërë përmirësimet.

8. Të dhënat e hapura (Open Data)

  • Të dhënat e hapura (open data) ashtu sic ato përkufizohen (opendefinition.org/od/1.1/sq) fuqizojnë transparencën e subjekteve publike por dhe lehtësojnë qytetarët, institucionet dhe bizneset në aksesin, përdorimin dhe ndarjen e informacionit në mënyrën më të lehtë të mundshme. Mbi të gjitha janë dhe një detyrim i institucioneve ndaj taksapaguesve pasi përbëjnë informacion publik që duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe i përdorueshëm nga të gjithë. A ka planfikuar subjekti juaj politik që të propozojë dhe implementojë politika që imponojnë publikimin e të dhënave publike qeveritare në format të hapur (open data)? Në qoftë se po, cilat do jenë hapat konkrete në këtë fushë?
    • Shqipëria është një nga vendet e para që i është bashkuar inicitiativës globale për OGP-në dhe aktualisht është duke punuar për përmbushjen e planit të tretë të veprimit në kuadër tëkësaj iniciative. Angazhimi për qeverisje të hapur e transparente ka qenë në axhendën e qeverisë që në fillim të saj, dhe mbetet pjesë e prioriteteve tona. Qeveria ka miratuar me VKM nr. 147 dt. 18.2.2015 dokumentin e politikave për open data. Po ashtu nështator të vitit 2014, është miratuar ligji nr. 119/2014 Për tëdrejten e informimit” dhe krijuar nje strukture e pavarur qe monitorn zbatimin e tij. Po ashtu është miratuar ligji nr. 146/2014 “Për konsultimin dhe njoftimin publik”. Në fushën e të dhënave të hapura, Shqipëria merret si model i mirë në rajon. Ne do vijojmë të jemi të angazhuar për të përmirësuar standardet e open data dhe të qeverisjes së hapur në përputhje me angazhimet e marra dhe do punojme për shtrirjen e tyre në tëgjitha nivelet e qeverisjes.

9. Censura e informacionit ne internet

  • Shumë qeveri që janë karakterizuar si jodemokratike kanë bllokuar aksesin në informacion të publikuar në internet. Cila do jetë qasja e subjektit tuaj për këtë cështje?
  • Planifikon partia juaj që të censurojë ose të sulmojëplatforma dhe teknologji si shfletuesi TOR apo website që ofrojnë anonimitet sic janë website-et e tipit .onion?
    • Kuadri ligjor e rregullator në Shqipëri garanton lirinë e shprehjes dhe të informimit përmes aksesit në Internet. Rastet e kufizimit të aksesit në shërbimet e komunikimeve elektronike, që përfshijnë sigurimin e aksesit në Internet janë ato tëpërcaktuara në legjislacionin në fuqi. Sjellim në vëmendje se parashikimet e legjislacionit shqiptar për komunikimet elektronike, dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit janëplotësisht në përputhje me praktikën e Bashkimit Europian (direktiva 2002/58/EC, direktiva 2000/31/EC etj). Në programin e punës tone për vitin 2018, në kuadër tëproceseve të integrimit është parashikuar dhe transpozimi irregullores së re të BE-së për internetin e hapur, (Rregullorja no.2015/2120/EC).

Lista e Barabartë (LIBRA)

1. Përdorimi i programeve free open source në administratë

  • Planifikoni që të promovoni përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) në administratë? Në qoftë se po, si planifikoni që të bëni diçka të tillë?
    • Ne pretendojme qe e gjithe administrata te kaloje ne linux dhe shteti shqiptar do te kursente me perafersi 12 Milion Euro nga kjo zgjidhje.Te gjitha keto para do te shkonin ne ndihm te Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Fakulteteve ku studiohet informatike dhe shkenca ekzakte.
  • A do iniciojë subjekti juaj politik një ligj të dedikuar që imponon përdorimin e programeve kompjuterike me kodburim të lirë dhe të hapur (free open source) nga administrata publike?
    • Patjeter qe po besoj se iu pergjigja ne pytetjen e pare
  • Planifikoni që të promovoni interesat e bizneseve të vogla dhe të mesme që zhvillojnë ose/dhe përdorin në Shqipëri softuer kompjuterik me kodburim të lirë dhe të hapur? Në qoftë se po, si planifikoni të bëni dicka të tillë?
    • Patjeter duke e filluar qe nga sistemi informatik i tatimeve duke hapur api dhe duke i dhene fund sistemeve te ndryshme ekonomike qe kan monopolizuar tregun.

2. Evitimi i monopoleve në teknologji

  • Programet dhe sistemet kompjuterike me kodburim jo të lirë (jo në çmim, por në lirinë që ofrojnë për përdoruesit) modifikohen vetëm me lejen e pronarit të softuerit, pra kompanisë që ka copyright-in e programit kompjuterik. Ky kufizim ka zhvilluar monopole, oligopole dhe kartele të shërbimeve/platformave kompjuterike si dhe një varësi absolute nga shitësit e sistemeve me kodburim të mbyllur (proprietary software) në sektorin publik dhe privat. A keni ndërmend të veproni në mandatin tuaj të ardhshëm kundër monopoleve ekzistuese të shërbimeve të kësaj natyre?
    • Patjeter qe po do te hapim api per gjith administraten dhe big daten e administrates publike

3. Respektimi i Standarteve të Hapura të TIK në administratë

  • Respektimi rigoroz i Standardeve të Hapura në TIK në sektorin publik mundëson konkurrencë më të drejtë midis pjesëmarrësve në tendera të institucioneve publike. E thënë kjo, a jeni dakort me definicionin e Standarteve të Hapura publikuar nga Free Software Foundation Europe fsfe.org/activities/os/def.html?
    • Po duke hapur cdo te dhene ne ndihme te sipermarseve te rinj dhe kompanive TIK duke i dhene mundesine e zhvillimit te mjeteve te ndryshme ne ndihme te SME
  • Planifikoni të punoni për të arritur respektimin e rreptë të Standardeve të Hapura në sektorin publik? Nëse po, si keni planifikuar që ta arrini këtë?
    • Teknologjia e informacionit eshte shtylla kurizore e ekonomise te e se ardhmet dhe te se tashmes.Do behet maksimumi per ti respektuar.

4. Free open source në arsim

  • A ka planifikuar partia juaj që të promovojë përdorimin e softuerit me kodburim të lirë dhe të hapur në arsimin publik?
    • Duhet ti japim te rinjve mundesi zgjedhje dhe do jene ata ne fund qe do zgjedhin ku duan te fokusohen.
  • A ka për qëllim subjekti juaj të promovojë mësimin e aftësive të transferueshme në ICT, në vend të promovimit të një produkti ose certifikate dijesh të kompanive private specifike?
    • Shteti do mundohet te krijoj nje standart per aftesit patjeter qe certifikimet w3schols e te tjera si kjo do te njiheshin nga administrata dhe nga universitet
  • A do evitojë subjekti juaj politik aktivitetet promocionale të kompanive softuerike që kanë si qëllim edukimin e brezit të ardhshëm me produkte kompanish dhe jo me koncepte dhe parime teknologjike?
    • Patjeter qe po duhet ti vij fundi oligarkeve te ict ne Shqiperi qe ju imponojn te rinjve imazhe kompanish dhe do te insistojm qe te jene te gateshem per pune ne ict qe ne fundin e gjimnazit qoft profesional dhe te pergjithshem.

5. Mospërdorimi i softuerit jo të lirë në website qeveritare

  • Shumë institucione të sektorit publik reklamojnë dhe përdorin softuer jo të lirë (proprietary software) në uebfaqet e tyre, si për shëmbull "Adobe Reader", "Microsoft Word", Content Management System me kodburim të mbyllur (jo free open source) ose shërbime cloud nga kompani si "Google" që nuk respektojnë privatësinë e qytetarëve. Cili është mendimi juaj për praktika të tilla, dhe a keni një plan specifik për këtë çështje?
    • Ne jemi fanatik te sistemeve in house dhe jo te sistemeve qe jan peng e third parts dhe qe mund te mbajn peng me te dhena gjithe shtetin Shqiptar.

6. Opinion rreth përgjimeve masive elektronike

  • Gjatë dekadës së fundit janë shtuar dyshimet por dhe është vërtetuar nga Edward Snowden (dhe jo vetëm) që qeveritë në pushtet kanë implementuar mekanizma të përgjimit elektronik masiv ose/dhe të pajustifikuar kundrejt qytetarëve. Duke ju kujtuar që përgjimi masiv elektronik është në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe shkel të drejtën themelore të privatësisë, cila do ishte qasja e partisë suaj për përgjimet elektronike masive?
  • Cila do jetë qasja e subjektit tuaj kundrejt teknologjive dhe platformave që rrisin privatësinë e qytetarëve si për shembull enkriptimi i komunikimeve elektronike?
    • Privatesia eshte kusht ne kohet qe jemi. Ne do te bejme te pamunduren qe cdo e dhene dhe cdo informacion sensitiv do te ruhet me ssl te verifukuar dhe jo si ssl e tatime tirane apo app.gov.al qe jan ssl 7$.
  • Planifikoni që institucionet arsimore publike të edukojnë të rinjtë me praktika mbrojtjeje kundër përgjimit masiv duke i përfshirë këto dije në kurrikula?
    • Patjeter ruajtja pe privatesise do duhet te filloje qe ne moshen 10 vjec mosha ne te cilen femijet dhe te rinjt gjenerojn content.

7. Liria e Panoramës

  • Liria e Panoramës ofrohet nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të EU, por jo nga legjislacioni Shqiptar i të drejtës së autorit. Mungesa e Lirisë së Panoramës (wikipedia.org/wiki/Freedom_of_panorama) në vendin tonë ka sjellë si pasojë që për shumë monumente, foto apo skulptura në vende publike dhe të financuara nga buxheti i taksapaguesve për krijimin e tyre, kërkohet që t'i merret leje autorit për të nxjerrë foto dhe ngarkuar/shpërndarë këto foto në internet në website si Wikipedia etj. Si mendoni ta rregulloni Lirinë e Panoramës për ambientet publike apo/dhe objekte të financuara nga buxheti i shtetit që kushdo të ketë lirinë që do të shpërndajë këto materiale në internet?
  • Planifikoni që të ndryshoni ligjin e të drejtës së autorit që të kemi Freedom of Panorama dhe në Shqipëri?
    • Per kete pjese do mundohemi te jemi pak gjithe perfshires dhe duke mbledhur gjithe komunitetet per ta vendosur kete gje.

8. Të dhënat e hapura (Open Data)

  • Të dhënat e hapura (open data) ashtu sic ato përkufizohen (opendefinition.org/od/1.1/sq) fuqizojnë transparencën e subjekteve publike por dhe lehtësojnë qytetarët, institucionet dhe bizneset në aksesin, përdorimin dhe ndarjen e informacionit në mënyrën më të lehtë të mundshme. Mbi të gjitha janë dhe një detyrim i institucioneve ndaj taksapaguesve pasi përbëjnë informacion publik që duhet të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe i përdorueshëm nga të gjithë. A ka planfikuar subjekti juaj politik që të propozojë dhe implementojë politika që imponojnë publikimin e të dhënave publike qeveritare në format të hapur (open data)? Në qoftë se po, cilat do jenë hapat konkrete në këtë fushë?
    • Patjeter qe po do te kete open data duke filluar nga APP qe do te transformohet ne nje rrjet idesh dhe mendimesh nga cdo shqiptar do te ndjeki me detaje ku shkojn parat e tij, si perdoren , a po zbatohen rregullat nga institucionet ne varesi etj. Ne duam qe te evoluojm transparencen e datave ne shqiperi ne transparenca 2.0.

9. Censura e informacionit ne internet

  • Shumë qeveri që janë karakterizuar si jodemokratike kanë bllokuar aksesin në informacion të publikuar në internet. Cila do jetë qasja e subjektit tuaj për këtë cështje?
    • LIBRA ESHTE LIRI.
  • Planifikon partia juaj që të censurojë ose të sulmojë platforma dhe teknologji si shfletuesi TOR apo website që ofrojnë anonimitet sic janë website-et e tipit .onion?
    • Jo nuk do ti censuroje. LIBRA ESHTE LIRI DIJE EKUILIBER

10. Siguria e komunikimeve të zyrtarëve të qeverisë lokale ose qendrore

  • Shumë prej zyrtarëve të lartë në vendin tonë përdorin shërbime webmail ose/dhe platforma të tjera komunikimi si Gmail, Hotmail, WhatsApp etj që nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme. Ndërkohë, enkriptimi i komunikimit, që do mbronte informacionin, është një proces pothuajse i panjohur për administratën. Cila do jetë qasja e partisë suaj rreth imponimit të standarteve të rrepta të sigurisë së komunikimit të zyrtarëve të të gjitha niveleve duke evituar platforma që administrohen nga kompani me interesa jashtë vendit tonë dhe (më e rëndësishme) me kodburim të mbyllur?
    • Absoulitisht qe administrata publike do te kete sistemin e saj in house per mail por dhe crm dhe erp te ndryshme qe do te jene me baze code burimi i hapur. Do zhduket njeher e mire varesia e informacionit nga kompani te treta dhe te huaja.

Mbulim në media

Versioni Anglisht i faqes