Workshop për Git

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Git është një Sistem i Kontrollit të Versioneve i decentralizuar, i cili është Open Source dhe lejon zhvilluesit, dizajnerat etj të ruajnë dhe gjurmojnë çdo ndryshim të kodit, skedarëve etj në një mënyrë kronologjike dhe të mundëson të rikthehesh në faza të mëparshme. Ky sistem u mundëson përdoruesve të saj të punojnë në ekipe të mëdha, në projekte komplekse, në një mënyrë të organizuar dhe duke minimizuar konfliktet ndërmjet ndryshimeve të bëra nga përdorues të ndryshëm. Qëllimi i kësaj punëtorie është njohja dhe familjarizimi me disa komanda bazë Git duke përdorur terminalin. Git në vetvete është një version control system i cili mund të instalohet në çdo server, por në këtë punëtori do të fokusohemi në GitHub, i cili përdoret nga mijëra zhvillues në të gjithë boten.

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e kësaj punëtorie në mjedisin e Open Labs Hackerspace.


Detaje

  • Kur: 10.11.2018, ora 10:00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: 15;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike paraprakte: JO.
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.

Axhenda

  • Prezantim i Git si dhe komandat bazike.
  • Instalimi i Git
  • Praktikimi i komandave
  • Kontributet e para

Organizatorët

  • Xheni Myrtaj