Wikipedia SQ - Open Day

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Wikipedia SQ - Open Day është një event për të gjithë personat e interesuar për tu bërë pjesë e komuniteti shqipfolës të Wikipedias dhe që kanë dëshirën të bëjnë hapat e para në platformën më të madhe të dijes së hapur. Gjatë këtij eventi anëtarë të komunitetit të Open Labs Hackerspace, disa prej të cilëve prej disa vitesh tashmë kanë qënë kontribues aktivë të Wikipedias, do ju shpjegojnë më nga afër detajet rreth projektit dhë mënyrat sesi mund të kontribuoni dhe të bëheni pjesë e komunitetit. Nëse ju pëlqen fotografia, arkivimi dígjital, përkthimi, turizmi, programimi në platformën Mediawiki apo thjesht do të donit të kontribuoni në pronësinë e përbashkët digjitale, atëherë jeni të ftuar të bashkoheni në "Wikipedia SQ - Open Day" për të të shpjeguar të gjitha detajet rreth projekteve të mësipërme dhe mënyrën se si mund të angazhoheni.

Pjesëmarrësit

Detaje

  • Kur: 04 korrik 2017 @ 18.00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: JO;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.

Axhenda

  • Hapja - 5 min
  • Prezantimi i shkurter me njëri tjetrin - 10 min
  • Ç'është Wikipedia dhe nënprojektet e saj - 30 min
  • Pushim - 15 min
  • Si të fillojmë editimin! - 30 min

Organizatorët

  • R.S;
  • (shto emrin tënd këtu)

Raport i eventit

Kishte rreth 10 pjesëmarrës (shumica vajza) të cilët u informuan se si mund të bëjnë hapat e tyre të para në Wikimedia. Nv vijim krijuan llogarinë e tyre në Wikimedia dhe punuan në grup për të krijuar artikuj të rinj rreth deputetëve të parlamentit të Shqipërisë. Gjithashtu, disa prej të pranishmëve isntaluan aplikacionet Wikipedia, Wikimedia Commons dhe wikivoyage në telefonat e tyre smart. U vendos që takimi të përsëritet të martën e ardhshme 11.07.2017 për të vazhduar editimet.