Wikipedia Open Day 2

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Mblidhemi përsëri ditën e martë më dt. 11.07.2017 ora 18:00 për Wikipedia Open Day 2 në vazhdim të aktivitetit të kaluar të Wikipedia Open Day do vazhdojmë punën për editimin dhe plotësimin e artikujve të nisur herën e kaluar. Ketu gjeni një përmbledhje me aktivitetin e takimit të kaluar.Edhe persona të rinj që nuk munden ti bashkoheshin aktivitetit tjetër, janë të ftuar të na bashkohen. Wikipedia Open Day 2 është një event për të gjithë personat e interesuar për tu bërë pjesë e komuniteti shqipfolës të Wikipedias dhe që kanë dëshirën të bëjnë hapat e para në platformën më të madhe të dijes së hapur.

Detaje

  • Kur: 11 korrik 2017 @ 18.00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: JO;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.

Axhenda

  • Hapja - 5 min
  • Prezantimi i shkurter me njëri tjetrin - 10 min
  • Pershkrimi se cfarë është bërë nga java e kaluar e pjesëmarrësve - 15min
  • Organizim për pjesëmarrje për FossCamp - 15 min
  • Pushim. - 15min
  • Vazhdimi i editimeve të artikujve për profilet e deputetëve. - 60 min

Organizatorët

  • R.S;
  • Silva Arapi
  • Nafie Shehu

Raport i eventit

Gjatë aktivitetit pati 12 pjesëmarrës midis të cilëve edhe 2 të rinj të cilët krijuan gjatë aktivitetit edhe llogaritë e tyre në Wikipedia. Lista me pjesëmarrësit:

Pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit punuan me përmirësimin e artikujve rreth kryetarëve që ka patur Bashkia e Tiranës. U përditësua informacioni në këtë artikull https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Lista_e_kryetarëve_të_bashkisë_së_Tiranës ku përmirsuan referencat dhe disa mangësi në informacion. Puna do të vazhdoj më tej me përmirësimin e përmbajtjes së artikujve përkatës rreth cdo kryetari që ka patur Bashkia e Tiranës.

Links