Wiki Weekend 2017

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Enciklopedia internetike Wikipedia, me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 5 milion artikuj në versionin anglisht, konsiderohet pishtar i shpërndarjes së dijes së hapur. Nisur nga dëshira për të pasuruar artikujt në gjuhën shqipe në Wikipedia, duke i lehtësuar në këtë mënyrë kërkimin dhe informimin çdo shqipfolësi, komuniteti i Open Labs së bashku me Wikimedians Community User Group Albania zhvillojnë për të katërtin vit rradhazi Wiki Weekend Tirana 2017. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë fundjavës së dytë të dhjetorit, përkatësisht në datat 9 dhe 10 dhjetor, ku pjesëmarrësit do të mblidhen në ambientet e Open Labs Hackerspace (Tiranë) në një program që kombinon puntoritë (workshops) me prezantimet nga wikipedianët nga Tirana, Elbasani, Durrësi, Prishtina, Gjilani, Zyrihu etj.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të ndërtohen ura bashkëpunimi me wikipedianë të tjerë nga vendi dhe rajoni, të inspirohen wikipedianë të rinj që të bashkohen me komunitetin, të njihet publiku me projektet e Wikimedia, të organizohen edit-athon-e dhe të rritet ndërgjegjësimi i mediave lokale dhe institucioneve rreth rëndësisë së ndarjes së dijes përmes projekteve të lidhura me platformat dhe kulturën bashkëpunuese wiki. Do të ketë gjithashtu workshope/edit-a-thons të ndryshme rreth Wikidata, Wiki Loves Maps, Wikiprojekti LGBT, Wikimedia Commons etc të cilat janë nënprojekte të tjera të Wikimedia me fokus në fusha të tjera.

Aktiviteti fillon në 9:30 dhe mbaron në 16:00 (të shtunën dhe të dielën) dhe është i pasuruar me një shumëllojshmëri punëtorish me karakter teknik (workshops), prezantimesh, bisedash dhe (më e rëndësishme) edit-a-thon, ku të pranishmit do venë në punë njohuritë e marra dhe do punojnë në grup për përmirësimin e mëtejshëm të artikujve të Wikipedia me fokus të veçantë artikujt rreth monumenteve të kulturës së vendit tonë. Detajet rreth aktivitetit duke përfshirë të ftuarit, axhendën e plotë etj mund ti gjeni në https://wikiweekend.openlabs.cc


Kush mund të marrë pjesë

Kushdo që ka dëshirë të mësojë më shumë rreth nënprojekteve të Wikimedia si Wikimedia Commons, Wikipedia, Wikidata etj.

Detaje

  • Kur: 9 & 10 dhjetor
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: do shtohet së shpejti

Axhenda

https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Wiki_Weekend_Tirana_2017/Axhenda

Ndërlidhje

Raport i eventit

TBA