Wiki Loves Earth 2016, ndarja e çmimeve

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Wiki Loves Earth është një konkurs ndërkombëtar fotografik rreth zonave të mbrojtura natyrore. Këtë vit, për herë të parë, këtij konkursi i është bashkuar edhe Shqipëria. Gara ka qenë e hapur nga 1 deri më 31 qershor.
Qëllimi i “Wiki Loves Earth Albania” është dokumentimi i trashëgimisë natyrore në Kosovë, si dhe mbledhja e sa më shumë fotove cilësore të zonave të mbrojtura në Kosovë për t’i përdorur më pas ato në Wikipedian në gjuhën shqipe, në projekte të tjera të Wikimedias dhe kudo tjetër.
Ditën e shtunë më datë 17 Shtator do të organizohet një event për të shpërndarë 10 cmime simbolike për fotot më të mira të përzgjedhur nga juria lokale. Hyrja është e lirë dhe kushdo mund të bashkohet me ne atë ditë.

Detaje

  • Kur: 17 korrik 2016 @17.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit

Nga ky konkurs u mblodhen 803 fotografi të monumenteve, të ngarkuara online nga 97 përdorues. Si rezultat i këtij konkurimi u përmirësuan rreth 150 artikuj në Wikipedian në gjuhën shipe dhe gjermane.
Për të falendëruar 10 kontribuesit më të mirë u organizua një event pranë ambienteve të Open Labs, ku u shpërndanë dhë çmimet për 10 fotot më të mira të cilat mund ti shikoni [Ditën e shtunë më datë 17 Shtator do të organizohet një event për të shpërndarë 10 cmime simbolike për fotot më të mira të përzgjedhur nga juria lokale. Hyrja është e lirë dhe kushdo mund të bashkohet me ne atë ditë këtu.
Falenderojmë jurinë për durimin dhe të gjithe 97 përdoruesit që morën pjesë.