WikiProjekti Gratë

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Wikiprojekti Gratë i dedikohet redaktimit në Wikipedian Shqip të temave rreth biografive të jetës së grave apo cështjeve të tjera që lidhen me to. Ky projekt kërkon të krijojë një mjedis të përshtatshëm për pjesëmarrjen e grave në hapësirën e Wikipedias.
Në Wikipedia ne kemi një hendek gjinor shumë të madh që ndikon në mënyrë të pashmangshme mbi përmbajtjen e artikujve. Objektivi i Wikimedia Foundation është për të tërhequr më shumë partnerë për të siguruar diversitetin dhe cilësinë e përmbajtjes. Per rreth 4 ore, diten e shtune me datë 19 do redaktojme biografi vajzash/grave Shqiptare dhe të huaja. Materiali do sigurohet nga organizatoret dhe mund të gjehet tek kjo faqe: këtu e cila do përditësohet gjatë gjithë kohës deri në ditën e eventit.
Për vajzat që nuk jetojnë në Tiranë dhe kanë nevoje t'ju rimbursojmë rrugën, ju lutemi na shkruani sa më parë ne emailin: info@wikimedia.al duke qenë se kemi nje buxhet të limituar për shpezimet e rrugës. Gjithësesi eventi është i hapur për këdo që do të mari pjesë, jo vetëm për vajzat. Gjate kohës që redaktohet do të ketë një kokteil për pjesëmarrësit. E vetmja gjë që duhet të keni me vete është laptopi.

Detaje

  • Kur: 20 nëntor 2016 @15.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit

Gjatë ditës së diel, pranë ambienteve të Open Labs u zhvillua editathoni i pare i WikiProjektit: Gratë. Ky Wikiprojekt kërkon të krijojë një mjedis të përshtatshëm për pjesëmarrjen e grave në hapësirën e Wikipedias apo projekteve të tjera të Wikimedia Foundation. Në Wikipedia përfshirë këtu dhe Wikipedian Shqip, kemi një hendek gjinor shumë të madh që ndikon në mënyrë të pashmangshme mbi përmbajtjen e artikujve. Wikiprojekti: Gratë ka për qëllim që të pasurojë në sasi dhe cilësi Wikipedian Shqip kryesish me biografi të personaliteteve të njohura vajza/gra Shqiptare. Gjithashtu shkrimin e artikujve në Shqip rreth çeshtjeve të grave apo problemeve shëndetesore që prekin kryesisht gratë. Pjesë e këtij projekti do të jetë Wikipedia Anglisht gjithashtu, duke shkruar artikujt e këtyre pesonaliteteve Shqiptare në Anglisht. kështu sigurohemi që këto artikuj do lexohen dhe do përkthehen në shumë gjuhë të tjera.
Gjatë eventit i cili zgjati 4 orë u përmirësuan 103 artikujt nga të cilet 49 artikuj ishin artikuj të rinj. Morën pjëse 13 veta prej të cileve ishin 2 djem dhe 11 vajza të cilet ishin fizikisht në hackerspace dhe 5 persona të tjerë që punuan online.
Redaktimi i artikujve vazhdon, nëse deshironi të ndihmoni në përmirësimin e biografive apo temave të tjera rreth grave materiale gjeni këtu. Kjo listë do përditësohet herë pas here, por nëse dikush nga ju ka dëshirë të shtojë biografi/tema të tjera ju lutemi shtojini tek lista përaktese. Nëse doni të shkruani dhe keni nevoje për ndihmë ju lutemi na shkruani tek faqja e diskutimeve.