Webinar: Si të krijosh një sistem të sigurt dhe privat, nga zero

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Keni dëgjuar për shkelje të të dhënave dhe shkelje të privatësisë çdo ditë, qoftë për ndonjë shërbim për të cilin keni dëgjuar ose jeni duke përdorur. A nuk shqetësoheni për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave tuaja? A është GDPR mjaftueshëm për të ndikuar në të vërtetë politikat e mbledhjes së të dhënave të lojtarëve të mëdhenj?

Në 1.5 orë në një webinar në shqip do të mësoni se si të krijoni sistemin tuaj personal nga zero për të qenë sa më të sigurt të jetë e mundur. Zgjedhjet e sistemit operativ, preferencat e navigimit në internet, shtesat (extensions), aplikacionet, telefonat inteligjentë etj.

Anxhelo është frontend developer and graphic designer, i diplomuar në inxhinieri kompjuterike dhe një përdorues dhe promovues i projekteve me kod-burim të hapur.

Join link: m.flossk.org/webinar

Ky webinar vjen në bashkëpunim me Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK)


Detaje

  • Kur: 28.04.2020;
  • Ku [online]: m.flossk.org/webinar
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO, nuk ka nevojë të kesh marrë pjesë në aktivitete të mëparshme.

Organizatorët