Tmux Workshop

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

tmux (terminal multiplexer) është një program që mundëson manipulimin e terminaleve si të ishin dritare në një sistem me ndërfaqe grafike të mirëfilltë. Si pasardhësi i GNU screen, ky program është shumë i vlefshëm për çdo sistem që përdor ndërfaqe teksti, e sidomos për ato sisteme pa ndërfaqe grafike, p.sh. servera ose nëse kemi probleme me konfigurimin e Xorg apo Wayland.

Duke qenë se konfigurimi i tij ka bërë të botohen libra me radhë, ky takim shërben vetëm për njohjen e strukturës, "statusline" dhe komandave më të përdorura, dhe si mund ta përdorim tmux për të ruajtur dhe kombinuar punët në CLI. Do të provojmë përdorimin e tmux nën një lidhje SSH dhe në pajisje lokale, të shkëpusim terminale dhe të lidhim disa klientë me të njëjtin terminal (shembull për pair programming/screen sharing).

Detaje

  • Kur: 20 janar 2018 @ 13:00 ;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: idealisht po;
  • Ka nevojë të kesh dije teknike: si të përdoret një Shell;
  • Ka nevojë të kesh qenë në eventet e mëparshme: jo;

Ndërlidhje

Organizatorët

  • Jor Bashllari

Raport i eventit

Materiale ndihmëse për çfarë u bë në workshop