Takimi 2

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Përshkrimi

Open Street Brunch do të jetë takimi i radhës i komunitetit të Open Street Map Albania në të cilin do mësojmë si të krijojmë llogari në Open Street Map dhe do të njihemi me disa prej veglave që ndihmojnë për të shtuar kontribute në OSM si, StreetComplete, Mapillary, welcome.osm.be etj.

Për të mësuar dhe për të ndarë përvojën tuaj me OSM jeni të mirëpritur në aktivitetin e datës 11 shkurt 2023 (e shtunë), ora 12:00 në hapësirat e Open Labs Hackerspace.

Aktiviteti do ndahet në dy pjesë:

Pjesa e parë: Do mësojmë si të krijojmë llogari në Open Street Map dhe do shpjegojme shkurtimisht disa prej veglave që mund të përdorim për të shtuar kontribute në OSM. Gjithashtu do vendosim kur do jetë takimi i radhës i komunitetit.

Pjesa e dytë: Do njihemi më shumë me njëri - tjetrin dhe do ndajmë me njëri-tjetrin ushqimet, snacks, pijet dhe frutat që secili prej pjesmarrësve është i ftuar të sjell në takim.

Detaje

  • Kur: 11 shkurt 2023 @12.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje


Raport i eventit

Takimi i dyte i komunitetit Open Street Map Albania, u zhvillua ne formen e nje brunch meeting, ku kryesisht u perqendrua ne krijimin e llogarive ne OSM te koontribueseve te rinj dhe prezantimi i disa veglave per shtimin e kontributeve ne OSM.

Veglat mbi te cilat diskutuam ishin te nivelit fillestar dhe te avancuar, permendim ketu: - Street Complete, sugjerohet per perdorues dhe kontribues ne nivelin fillestar. Sherben per te permiresuar harten tashme eksiztuese. - Mapillary, sugjerohet per perdorues dhe kontribues ne nivelin fillestar. Sherben dhe funksionon per te shtuar pamje reale nga objeti qe duam te hartezojme. - JOSM, sugjerohet per perdorues dhe kontribues ne nivel te avancuar. Eshte nje redaktues profesional i te dhenave ne OSM, qe te vjen ne ndihme me teper per te shtuar ose permiresuar informacione per rruge, pyje, ndertesa dhe shume te dhena te tjera.


Gjithashtu, ne parim u dokerdesuam qe takimet organizative te radhës t'i leme dite te shtune dhe te jene te permuajshme. Gjate diskutimeve dolen disa propozime per aktivitetet qe mund te zhvillohen ne javet ne vijim, si:

  • Mapping parties (godina historike, hiking, protected areas, te dhena nga institucione publike).
  • Policy making (marreveshje dhe bashkepunime me institucione publike, organizata jo fitimprurese, individ, etj).


Pjesëmarrësit

  • Joana Meraja
  • Esi Zaimi
  • Petri Doga
  • Grigor Malo
  • Redon Skikuli
  • Erida Bendo
  • Jora Kasapi
  • Gerjan Lleshaj
  • Sonia Budini
  • Denis Ju
  • Kristi Cunga
  • Fiona Mino
  • Boris Budini

Kanali i komunikimit të përditshëm

  • Telegram group OSM Albania : https://t.me/OpenStreetMapAL
  • Shenim: Provizorisht komunikimi do behet ne grupi e shenuar me larte deri sa Irdi dhe Joana te kerkojne nga grupi i infrastruktures se Open Labs Hackerspace qe te krijohet nje hapesire ne forum e dedikuar per komunitetin e OSM Albania.