Takimi 1
Përshkrimi
Duke vënë re çdo ditë më shumë rëndësinë e të paturit akses të lirë në nevoja dhe mundësi, gjithashtu duke vënë re se mesh nesh ka shumë të interesuar për rivitalizimin e komunitetit të OSM, menduam të bëjmë fillimisht takimin e parë, si një hapje të punës dhe koontributit që secili nga ne mund të japë në hartëzimin e botës brenda licencave të hapura dhe si vazhdimësi e një pune shumë të vlefshme që ky komunitet ka bërë më herët.
Për më gjatë, në lidhje se si mund/duam të organizohemi apo cfarë aktivitetesh duam të zhvillojmë, jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë aktivisht në eventin e datës 4 Shkurt 2023 (e shtunë), ora 12:00 në hapësirat e Open Labs Hackerspace.
Do vijojë bisedë e hapur me të pranishmit me qëllim:
- informimin mbi projektin Open Street Map, mjete për të kontribuar dhe projekte globale për të cilat janë përdorur të dhënat dhe kontributet nga OSM;
- informimin mbi kontributin e komunitetit OSM Albania ndër vite
- rëndësinë e kontributit të vazhdueshëm në OSM, si përmirësim i jetës së përditshme kolektive
- hapat e ardhshme për rritjen e komunitetit lokal
- përcaktimin e veprimtarisë dhe kontributeve të mundshme në OSM në kontekstin tonë social, në të ardhmen.
Detaje
- Kur: 04 shkurt 2023 @12.00
- Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.
Ndërlidhje
- Eventi në IG: https://www.instagram.com/p/CoFshKStPis/
- Eventi në forum: https://forum.openlabs.cc/t/osm-meetup-2023/2766
Raport i eventit
Pas më tepër se 3 vjetësh u zhvillua takimi i komunitetit të Open Street Map Albania dhe ridiskutuam rëndësinë e kontributit individual dhe kolektiv për OSM. Pas ndarjes së eksperiencave të secilit në lidhje me përdorimin dhe kontributet e mëhershme, dakordësuam që takimet e komunitetit të jenë periodike dhe të kanalizuara kryesisht në këto drejtime:
- Mapping Parties
- Open Street Brunches
- Workshops
- Bashkëpunime në të ardhmen me kolektive, institute kërkimore, OJF apo institucione publike, etj.
- Policy making
Gjithashtu, takimin e radhës e lamë më datë 11 shkurt 2023 @ 12:00, i cili do të jetë një Open Street Brunch dhe do të përqëndrohet më tepër në krijimin e llogarive për kontribuesit dhe në njohjen e përdorimin e disa mjeteve të ndryshme që mund të përdoren për të shtuar kontribute në OSM më tej.
Pjesëmarrësit
- Stampa:Aleks
- Stampa:Enea
- Stampa:Erida
- Stampa:Esi Zaimi
- Stampa:Giulia
- Stampa:Grigor Malo
- Stampa:Irdi Ismali
- Stampa:Joana Meraja
- Stampa:Kristi Çunga
Kanali i komunikimit të përditshëm
- Telegram group OSM Albania : https://t.me/OpenStreetMapAL