SuperTuxcart- prezantim dhe kampionat

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

SuperTuxKart është një lojë garash 3D falas dhe e hapur, me prioritet argëtimin sesa realitetin. Mund të luhet deri më 4 veta në një kompjutër, duke garuar kundër njëri tjetrit, ose thjesht duke mundur kompjutërin. Një opsion i ri për Multiplayer nëpërmjet rrjetit është në zhvillim e sipër.
Loja është FLOSS (Free Libre Open Source Software) pra komplet e hapur dhe e lirë për t'u përdorur për të gjitha qëllimet.
Gjatë aktivitetit do i hedhim një sy strukturës së lojës, si mund të kontribuoni në përmirësimin e lojës si dhe pjesa më argëtuese: Do bëjmë një kampionat loje me duke garuar me njëri tjetrin!
Fituesi i kampionatit do fitojë disa dhurata nga projektet tona në Open Labs!

Detaje

  • Kur: 4 qershor 2016 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit